Xheneta ka kërkuar të bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania? Ja si qëndron e vërteta!

by KLIKOJE.AL

Gjatë një interviste në emisionin “Fun Club”, Xheneta zbuloi se kishte marrë një ftesë nga ekipi i produksionit të Big Brother VIP Albania për të marrë pjesë në edicionin e katërt të formatit.Ajo sqaroi se ishte kontaktuar nga stafi ndërkohë që ndodhej ende brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por edhe pas përfundimit të përvojës së saj atje, nuk u arrit një marrëveshje për t’u përfshirë në programin shqiptar.

Megjithatë, këto deklarata të Xhenetës u kundërshtuan ashpër nga Ronaldo Sharka, i cili tha se ishte e kundërta:

Unë kam informacion tjetër, Xheneta ka kërkuar vetë të futet në Big Brother VIP Albania 4. Do doja që të ishe më e sinqertë me publikun këtë natë.

Xheneta e hodhi poshtë menjëherë këtë pretendim, duke u shprehur se:

Jo, kjo është shpifje. Unë i kam mesazhet që e provojnë atë që po them.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.