464
Ardit Krymi mund të quhet lojtari më i ri i Vllaznisë për sezonin e ri. Klubi shkodran ka arritur dakortësinë me lojtarin, ndërsa mbeten disa çështje burokratike me klubin e Shakhtyor mbi vleren e lojtarit ne rast shitje.
Ish-kapiteni i kuqebluve nuk e ka pasur fort të lehtë ambjentimin dhe kjo shpjegon edhe faktin që ka luajtur vetëm 16 ndeshje, gjysmën e të cilave i ka nisur nga stoli.
Ardit Krymi do të ishte padyshim një rikthim me peshë në Shkodër, ndonëse tashmë kuqeblutë kanë edhe dy futbollistë të tjerë të ngjashëm si Lorik Boshnjaku dhe Rejan Alivoda.
Cilësitë e Krymit janë të njohura tashmë dhe një rikthim te kuqeblutë, do të ndizte edhe entuziazmin në radhët e tifozerisë shkodrane, që e ka jo pak përzemër mesfushorin luftarak.