Vllaznia kap “mat” Partizanin, klubi shkodran rrëmben talentin e mesfushës (POSTIMI)

Vllaznia vazhdon të përforcohet për sezonin e ri. Shkodranët ditën e sotme kanë zyrtarizuar afrimin më të fundit në ekip.

Ensar Tafili rikthehet në Shkodër, teksa ka firmosur me kuqeblutë një kontratë 2 vjeçare me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër. 19-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Partizanit U-19, teksa rikthehet në Shkodër për të qenë një element kyç në formacionin e kuqebluve.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur kontratë me futbollistin Ensar Tafili. Mesfushori shkodran që ka qenë edhe më parë pjesë e akademisë. Tashmë rikthehet të jetë pjesë e skuadrës tonë me të cilën ka firmosur kontratë 2+1.

Mirë se u ktheve në shtëpi Ensar Tafili!”, ka shkruar klubi.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)