Vllaznia ka siguruar një fitore të rëndësishme në Abissnet Superiore, duke triumfuar ndaj Teutës me rezultatin 1-3 në ndeshjen e javës së 23-të në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra shkodrane e drejtuar nga trajneri Brdariç e zgjidhi shpejt ndeshjen, fillimisht duke shënuar me Esat Malën në minutën e dytë, me sulmuesin i cili shfrytëzoi atë dhuratë nga mbrojtësi Mingo. Teuta u përpoq të reagonte dhe në minutën e 12’ Beshiraj nuk arriti dot t’i bënte keq kundërshtarit në atë moment.
Vllaznia në krahun tjetër nuk hoqi dorë nga sulmet dhe goli i dytë erdhi në minutën e 23’, Kundërsulm i shpejtë i kuqebluive, Çoba kalon topin te Dodaj i cili ndalet në mënyrë të parregullt nga Tafas. Hamiti nuk ka dyshime dhe tregon nga pika e bardhë e penalltisë.Pranë topit shkon Bekim Balaj i cili tregohet i saktë, realizimi i 14 në kampionat shkodranin.
Këto gola i dhanë Vllaznisë një avantazh të qetë dhe i lejuan ekipit që të menaxhojë mirë lojën gjatë pjesës së parë. Pjesa e dytë nisi me marsh të lartë për Vllazninë, pasi në minutën e 47’, Dodaj me një goditje të kalibruar kaloi Tafas dhe coi rezultatin në 0-3. Në një moment të tillë, Vllaznia lëshoi terren dhe në të 60-tën, me një top në thellësi, Beshiraj shënoi për Tuetën pork y gol vlejti thjesht për statistikë. Me këtë sukses, Vllaznia shkon në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Tueta në vendin e 8 me 23 pikë.