Transferimet e fundit janë në listën e UEFA-s, Vllaznia dorëzon listën për sfidën ndaj Daugavspils

Vllaznia

Vllaznia ka dorëzuar në UEFA listën me emrat e lojtarëve të cilët do të jenë pjesë e skuadrës për turin e parë në Conference League ndaj letonezëve të Daugavspils.

Shkodranët kanë dorëzuar një listë të mbushur kryesisht me lojtarë me tipare mbrojtëse, të përforcuar edhe me afrimet apo huazimet e kryera gjatë verës me emra si Hakaj, Kruja, Kuros, Gjini e Jazxhi.

Ndërkohë, alternativat në repartin e avancuar apo në fazën ofensive duken minimale, të paktën në këtë tur të parë të kompeticionit ndërkombëtar, pasi te Vllaznia presin përforcime të tjera nëse ia dalin të kalojnë në turin tjetër.

LISTA E VLLAZNISË

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)