Vllaznia e pëson nga tifozët, UEFA i tregon klubit faturën e gjobës për ndeshjen ndaj Lienfild

by KLIKOJE.AL

Pavarësisht se sjellja e tifozërisë kuqeblu ishte model në përballjen e dytë të Conference League mes Vllaznisë dhe Linfield përsa u përket 90 minutave të luajtura, fishekzjarrët e hedhura pas përfundimit të takimit i kanë kushtuar një gjobë Vllaznisë.
Klubi shkodran është gjobitur me shumën 4500 euro, për shkak të hedhjeve të lëndëve piroteknike në fushë. Komisioni i Disiplinës pranë UEFA-s ka marrë një vendim, i cili i është vënë në dispozicion edhe klubit.

Padyshim që këto dënime nuk janë aspak të mira, sepse në fund të fundit atmosfera në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë e shkëlqyer në atë takim. Kuqeblutë duhet ta paguajnë këtë shumë brenda 90 ditësh nga marrja e njoftimit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.