339
AF Elbasani e ka mbyllur këtë sezon të rregullt të Kategorisë së Parë. duke mundur me shifrat 3-2 Bylisin në ndeshjen të cilën ballshiotët pranuan ta luanin në “Elbasan Arena” për të respektuar kampionët.
Për drejtuesit e ekipit elbasanas ka nisur puna për sezonin e ri,ku do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore. Mësohet se drejtuesit kanë shkëputur bashkëpunimin me Leo Fernandes. Anësori i djathtë i mbrojtjes mesa duket nuk ka bindur drejtuesit dhe si rrjedhojë është marrë ky vendim.