158
Përpara kthimit në Shkodër, Vllaznia zhvilloi edhe një ndeshje tjetër miqësore. Kuqeblutë u përballen sot në kompleksin sportiv të Medjugorjes, ndaj një tjetër ekipi boshnjak.
Bëhet fjalë për HSK Posusje, i cili në sezonin e fundit është renditur në vendin e pestë të Superligës së këtij vendi.
Vllaznia arriti të triumfonte me rezultatin 1-3, duke bindur kështu në këtë test miqësor i cili ishte i fundit për stafin teknik të Vllaznisë, për të përcaktuar formacionin dhe mënyrën që do të luajë më pas ndaj islandezëve të Valur. Golat për Vllazninë ndaj Posusje, u shënuan nga Kahrimanoviç, Dodaj dhe Çoba.