VIDEO/ Zyrtarizimi te Besa, Mirel Josa thotë fjalët e para si trajner: Sinqeritet në punë, ti shërbejmë qytetit për të arritur Superioren

by KLIKOJE.AL

PËR TË PARË VIDEON E PLOTË KLIKO KËTU

Mirel Josa është zyrtarisht trajner i Besës, skuadër në Kategorinë e Parë. Ai është prezantuar pak më parë në ambientet e bashkisë Kavajë. Mësohet se Josa ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe synimi i tij dhe klubit është ngjitja në Superiore.

Në prezantim është konfirmuar se trajneri që mbylli sezonin me Besën, Dorjan Bubeqi, do të vijojë në klub në rolin e drejtorit teknik dhe njëkohësisht përgjegjës i akademisë. Ndihmës të Josës do të jenë Fidaim Haxhiu dhe Ylli Teliti. Gjatë prezantimit, Mirel Josa ka thënë fjalët e para si trajner i Besës.

FJALËT E MIREL JOSËS

“Unë e pranova me shumë qef këtë projekt dhe duhet të jemi të gjithë ndihmesë dhe duhet të mendojmë të gjithë për të mirën e skuadrës, sepse këtu nuk ka as merita individuale, gjithsecili të bëjë punën e vetë dhe pastaj ti shërbejmë qytetit të Kavajës, dhe të shkojmë në Superiore ku është dëshira e gjithë secilit. Sinqeriteti në punë dhe sinqeriteti që do të kemi karshi njeri-tjetrit mua më jep një shtysë më të madh për të ngritur punën time më tepër dhe për të ngritur entuziasmin e skuadrës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.