ME VIDEO/ Gert Çarçani “KUNJ” Refik Halilit: Merrni ndonjë lojtar të Tiranës në intervistë, mos na bëjnë ndonjë ofertë

Derbi Partizani – Tirana ishte kryefjalë e ditës së sotme në futbollin shqiptar. Të kuqtë fituan me rezultatin 2-1 dhe pas takimit, prononcimet e zakonshme ishin ato që “pushtuan” panelin e emisionit në MCN të drejtuar nga Gerti Çarçani.

Moderatori dhe gazetari i njohur sportiv, në një moment i kërkoi gazetares në lidhje direkte që të gjente për intervistë ndonjë lojtar të Tiranës. Ai ironizoi edhe drejtuesit e klubit, për të evidentuar se në punën e tij nuk është preferencial.

“Shiko mos gjen ndonjë lojtar të Tiranës. Ndoshta nëse janë aty. Se pastaj na faturojnë preferenca. Pastaj na bëjnë ndonjë ofertë”, tha Çarçani.

Related posts

Supergol në Ukrainë, ish-sulmuesi i Partizanit protagonist me skuadrën e tij

Partizani arkëton sërish nga mesfushori, 300 mijë euro të tjera vijnë nga Spanja (EMRI)

Vllaznisë nuk i ndahen telashet, pas humbjes ndaj Dinamos merr lajmin tronditës