356
Derbi Partizani – Tirana ishte kryefjalë e ditës së sotme në futbollin shqiptar. Të kuqtë fituan me rezultatin 2-1 dhe pas takimit, prononcimet e zakonshme ishin ato që “pushtuan” panelin e emisionit në MCN të drejtuar nga Gerti Çarçani.
Moderatori dhe gazetari i njohur sportiv, në një moment i kërkoi gazetares në lidhje direkte që të gjente për intervistë ndonjë lojtar të Tiranës. Ai ironizoi edhe drejtuesit e klubit, për të evidentuar se në punën e tij nuk është preferencial.
“Shiko mos gjen ndonjë lojtar të Tiranës. Ndoshta nëse janë aty. Se pastaj na faturojnë preferenca. Pastaj na bëjnë ndonjë ofertë”, tha Çarçani.