Partizani arkëton sërish nga mesfushori, 300 mijë euro të tjera vijnë nga Spanja (EMRI)

Partizani

Maguette Gueye vazhdon të sjellë të ardhura të konsiderueshme për Partizanin. Partizani sapo ka përfituar 300 mijë euro të tjera nga mesfushori senegalez. Racing de Santander siguroi dje ngjitjen në La Liga, ndërsa ky ishte dhe lajmi i shumëpritur te Partizani. Shkak janë bërë bonuset e parashikuara në kontratë.

Të kuqtë e shitën senegalezin për 500 mijë euro në verën e vitit 2024. Në edicionin e tij të parë në Spanjë u përfituan 100 mijë euro, pasi Racing shkoi deri në “play off”. Këtë vit erdhi shifra prej 300 mijë eurosh, duke qenë se në kontratë ishte firmosur për bonusin që do të jepej nëse arrihet rikthimi në La Liga brenda tre edicionesh.

Maguette Gueye luajti rolin e tij në ngjitjen e klubit spanjoll, që aktualisht mban vendin e parë në La Liga 2. Mesfushori 23-vjeçar ka fituar vendin e titullarit dhe në edicionin e ardhshëm mund të luajë mes më të mirëve të Spanjës. Me 900 mijë euro të përfituara deri tani dhe Maguette që po bën mirë, Partizani e përmend si shembull suksesi. Kujtojmë se “demat” e zbulonin në vitin 2021, duke i afruar edhe promovimin në Europë.

LEXO ME SHUME:Vllaznisë nuk i ndahen telashet, pas humbjes ndaj Dinamos merr lajmin tronditës

 

Related posts

Supergol në Ukrainë, ish-sulmuesi i Partizanit protagonist me skuadrën e tij

Vllaznisë nuk i ndahen telashet, pas humbjes ndaj Dinamos merr lajmin tronditës

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter