Teuta u mposht me rezultatin 2-0 nga Tirana. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores, durrsakët dolën pa pikë nga stadiumi “Selman Stërmasi”.
Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini
“Të rëndësishme janë pikët. U goditëm në dy goditje standarde. Kishim raste tona për të shënuar. Dhamë maksimumin. Edhe pas dëmtimit të Allës u munduam të ndryshonim. U ndëshkuam edhe tek penalltia dhe më pas nuk kishte më lojë. Bravo u qoftë lojtarëve të Tiranës që ngelën shtrirë në fushë”, u shpreh tekniku Martini.
“Goli duhet të hyjë me dhunë pasi nuk hyn vetë. Gjithsesi se djemt humbën sot kanë bërë një lojë me ritëm. Na mungon cilësia para portës dhe nuk po arrijmë të dalim tek goli. Pikët janë ata që të vendosin nën presion dhe kështu vazhdon situata. Jam i bindur që me këtë lojë që djemt bënë besoj se fitoren do të vijnë shumë shpejt”, tha më tej trajneri i Teutës.