Detektivja e njohur në Tiranë, Shkenda Lili në një intervistë për TCH deklaroi se sipas saj vajzat e ardhura nga rrethet në Tiranë gjejnë një burrë më të madh se ato dhe me para për të mbijetuar në kryeqytet.
Pas deklaratës, detektivja u shpreh se nuk dëshiron të flasë keq për femrat pasi është dhe vet femër. Sipas saj një pjesë e vajzave nuk dëshirojnë të punojnë shitëse apo një punë tjetër pasi kanë turp dhe gjejnë një rrugë të lehtë dhe të shkurtër.
“Vajzat këtu kanë një mënyrë për të siguruar një jetë më të mirë. Zgjedhin një të dashur me lekë dhe shumë më të madh se vetja. E bëjnë për përfitimet e tyre, për të mbijetuar, sidomos në Tiranë. Sidomos vajzat që vijnë nga rrethet, nuk fus të gjitha vajzat. Jam femër vetë dhe nuk dua që të flas keq për femrat. Duket se është rruga më e lehtë dhe e shkurtër, pasi nuk duan të punojnë si shitëse apo një punë tjetër se mund ta kenë për turp”, u shpreh detektivja.