Dy shtetas grekë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj, pasi kanë tentuar që të kalojnë nga Shqipëria drejt Greqisë pa kontroll në Kakavijë.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se grekët nuk kishin me vete as formularin PLF dhe testin PCR, një ndër kushtet kryesore për kalimin e kufirit, në kuadër të zbatimit të masave anti-COVID.
Mësohet se ata tentuan hyrjen ne toke greke duke u paraqitur si punonjës të EYP (Shërbimi sekret grek).
Më pas policia greke ka ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin e tyre me ndihmën edhe të qenit anti-drogë dhe ka gjetur një sasi të vogël marijuane.
Autoritetet fqinje bënë të mundur arrestimin e tyre për veprat penale “posedim lendesh narkotike”, “perdorim te rreme te funksioneve publike” dhe “shkelje te rregullave ne kuader te luftes kunder COVID”.
Burimi: PANORAMA.AL