Lorenc Trashi është zyrtarizuar te Flamurtari. Lëvizje surprizë e dy palëve, ndërsa ky është një rikthim për Trashin në Shqipëri.
Flamurtari vazhdon të përforcohet me objektivin e vetëm rikthimin në Superiore. Kujtojmë se herën e fundit që Trashi luajti në Shqipëri ishte për Partizanin.
Trashi mbylli në qershor aventurën te Ballkani dhe prej asaj kohe ishte në kërkim të një tjetër klubi. Tashmë do e shohim në Kategorinë e Parë.
Njoftimi i Flamurtarit:
Lorenc Trashi eshte zyrtarisht futbollist i Flamurtari Football Club .
Emri: Lorenc
Mbiemri: Trashi
Datëlindja: 19 Maj 1992
Pozicioni: Mbrojtes i majte
Ekipi i fundit :
2024 – Flamurtari F.C
2023 – 2024 FC Ballkani ( Kosove )
2022 – 2023 Qadsia SC ( Kuwait )
2014- 2020 FK Partizani ( Shqiperi )
2013 – 2014 KS Lushnje ( Shqiperi )
2012 – 2013 KF Gramshi ( Shqiperi )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C