U përfol për një kalim te Partizani, Odise Roshi vendos për të ardhmen

Odise Roshi është kthyer në ditët e fundit në dëshirën e klubeve kryesore të Kategorisë Superiore, pasi mesfushori i Kombëtares i dha lamtumirën Sakarjaspor dhe ishte kthyer në një lojtar të lirë. Partizani dhe Vllaznia janë interesuar në mënyrë direkte për të njohur planet e futbollistit 33-vjeçar i cili mendohej se mund të kthehej në Superiore për të luajtur në vite e fundit të karrierës së tij.

Por me sa duket mesfushori ka vendosur që të vazhdojë të qëndrojë në Turqi, ku ka luajtur në edicionit e fundit. Mediat turke raportojë se ai ka një akord parimor me klubin e kategorisë së dytë turke, Erzurumspor, ndaj pritet që në ditët e ardhshëm të firmosë me të.

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)