U eleminuan që në turin e parë të Conference League, zbulohet shifra që përfitoi Vllaznia nga aktiviteti europian

by KLIKOJE.AL

Sezoni i shkuar nuk ishte në nivelin e pritur për Vllazninë. Edhe pse pati ndryshime në stafin teknik, kuqeblutë ishin shumë larg pritshmërive. Megjithatë ia dolën të zinin një vend për Kupat e Europës ku shorti i përballi me Linfild.

Dje, kuqeblutë fituan 1-0 në “Loro Boriçi”, por goli i vetëm nuk mjaftoi për t’i çuar në turin e dytë të Conference League. Humbja 3-1 në sfidën e parë, bëri që skuadra e Migen Memellit të mbyllte këtu rrugëtimin në Kupat e Europës.

Mirëpo, drejtuesit mund të ngushëllohen me faktin se kanë arritur të grumbullojnë 250 mijë euro. Kualifikimi për në Conference League vlen sa shifra e mësipërme. Ndoshta nuk mund të përmbushë harxhimet për një sezon futbollistik, por mund të ndihmojë sadopak shkodranët për të pasuruar klubin me ndonjë element cilësorë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.