667
Ishulli i Tinos në Greqi është zhytur në zi, pasi një djalë 3-vjeçar humbi jetën nga mbytja mëngjesin e së martës.
Mbytja me siguri ka ardhur nga një rrush, siç raporton cyclades24.gr, pasi gjatë dhënies së ndihmës së parë të policisë, fëmija ka nxjerrë të paktën 2 kokrra rrush nga goja.
Sipas informacioneve, babai i 3-vjeçarit e ka çuar menjëherë fëmijën në komisariatin e policisë, i cili ndodhet pranë shtëpisë së familjes.
Megjithatë, kur fëmija mbërriti me një makinë patrulle policie në Qendrën Shëndetësore të Tinos, ishte tepër vonë, ai tashmë kishte dhënë frymën e fundit.