Derisa kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, po bën thirrje që paqja të rikthehet nëpër rrugët e qytetit që janë “vërshuar” nga dhuna e protestave që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd, e bija e tij 25-vjeçe ka përfunduar në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për Chiara de Blasion e cila u arrestua gjatë protestave në Manhattan, pasi që policia e këtij qyteti i ka shpallur ilegale tubimet duke bërë thirrje që demonstruesit të shpërndahen.
Chiara është arrestuar mes rrugës 12 në Broadway, me arsyetimin se kishte bllokuar trafikun dhe kishte refuzuar të largohet nga rruga.
Derisa kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, po bën thirrje që paqja të rikthehet nëpër rrugët e qytetit që janë “vërshuar” nga dhuna e protestave që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd, e bija e tij 25-vjeçe ka përfunduar në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për Chiara de Blasion e cila u arrestua gjatë protestave në Manhattan, pasi që policia e këtij qyteti i ka shpallur ilegale tubimet duke bërë thirrje që demonstruesit të shpërndahen, transmeton Telegrafi.
Chiara është arrestuar mes rrugës 12 në Broadway, me arsyetimin se kishte bllokuar trafikun dhe kishte refuzuar të largohet nga rruga.
Kjo pjesë e qytetit është shpallur si “vatër” e demonstratave të dhunshme, ku kanë shpërthyer përleshjet mes policisë dhe demonstruesve – e shumë veturave të policisë i është vënë zjarri.
Gjatë arrestimit, ajo nuk u tregoi se është e bija e kryetarit të Nju Jorkut, duke mos ua dhënë adresën e saktë të banimit.
Besohet se ajo u arrestua një orë para se Bill de Blasio të mbante konferencën për media, nga ku bëri thirrje për paqe dhe të ndalen protestat.
E pas arrestimit ajo është urdhëruar që të paraqitet këto ditë para në gjykatë, derisa është liruar me procedurë të rregullt, në anën tjetër kryetari i Nju Jorku nuk ka komentuar asgjë lidhur me arrestimin e saj.
Për të pestën ditë me radhë në Nju Jork janë duke u mbajtur protesta pas vdekjes së George Floyd, i cili ndërroi jetë gjatë arrestimit në Minneapolis në Minesota.