Rikthim në kryeqytet, Tirana siguron një ish-kampion për pjesën e mbetur të kampionatit

Tirana

Visar Bekaj është zyrtarisht lojtari më i ri i Tiranës. Pak minuta më parë, portieri i përfaqësueses së Kosovës ka hedhur firmën në kontratë me klubin bardheblu, duke u rikthyer kështu në kryeqytet për pjesën e mbetur të sezonit.

Marrëveshja është arritur pas bisedimeve me presidentin Refik Halili, ndërsa drejtuesit e klubit kanë lëvizur shpejt për të blinduar portën në këtë fazë vendimtare të kampionatit. Bekaj vjen si një përforcim me eksperiencë dhe me njohje të mirë të realitetit të Tiranës.

“Gardiani” 28-vjeçar ka mbyllur së fundmi aventurën në Turqi, ku ishte pjesë e Hatayspor. Largimi i tij erdhi për shkak të problemeve financiare të klubit turk, çka e bëri të mundur rikthimin e tij në Superiore.

Për Bekajn ky është një rikthim i njohur, pasi me fanellën bardheblu ka fituar më parë titullin kampion, duke qenë një nga protagonistët në sukseset e Tiranës. Përveç eksperiencës në nivel klubi, ai numëron edhe 8 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës, çka rrit më tej peshën e këtij afrimi.

Me këtë lëvizje, Tirana siguron shërbimet e një portieri me cilësi dhe eksperiencë ndërkombëtare, duke i dhënë më shumë garanci repartit defensiv për vazhdimësinë e sezonit.

LEXO ME SHUME:Lëvizje surprizë te Partizani, ish-lojtari i Kombëtares shumë pranë firmës (EMRI)

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)