304
Përbërësit:
- 300 gram biskota specifike për tiramisu
- 500 gram maskarpone
- 200 ml pana te ëmbël
- 500 gram komposto pjeshke+ lëngu i kompostos
- 80 gram sheqer pluhur
- 100 gram biskota amaret
Përgatitja:
- Në një enë kombinoni panën, sheqerin, mascarponen dhe i rrihni mirë me një rrahës elektrik.
- Kulloni komposton dhe lëngun ndajeni veç nga pjeshkat.
- Lagni biskotat me lëngun e pjeshkës dhe i radhisni në një tavë. Sipër shtoni një shtresë me mascarpone, vendosni pjeshkët të prera në copa të vogla (jo të gjitha) dhe sipër tyre thërrmoni biskotat.
- Përsëriteni këtë dy herë. Në fund e mbuloni tiramisunë me një shtresë maskarpone dhe disa feta pjeshke të radhitura njëra pas tjetrës.
- E fusni tiramisunë në frigorifer. E mira do ishte ta konsumoni ditën tjetër pasi tiramisuja të jetë forcuar. Në të kundërt mund ta konsumoni pas 4 orësh. Ju bëftë mirë!