Tifozët e Empolit nuk e harrojnë Kristjan Asllanin, përqafime dhe autografe me fanellat e Shqipërisë (video)

Interi zhvilloi një ndeshje që për Kristjan Asllanin ishte jo pak emocionuese. Zikaltërit janë përballur në transfertë me Empolin, atje ku fituan me shifrat 0-3. Mesfushori shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 87 duke marrë vendin e Calhanoglu.

Asllani ka dalë nga Empoli dhe pritja e tifozëve ishte shumë e ngrohtë për të. Disa tifozë shkuan për ta përshëndetur mesfushorin e Kombëtares dhe t’i marrin autograf. Disa prej tyre kishin zgjedhur edhe që të merrnin fanellat e Shqipërisë me vete, që autografi i Asllanit të lihej te to. 

Related posts

“Ishte ditë e bukur për ne”/ Gvozdenovic në qiellin e shtatë pas fitores: Shumë emocione, megjithatë asgjë nuk ka përfunduar

Humbja 3-1, Ilir Daja me rezerva: Duhej arbitër me më shumë eksperiencë

Maksuti “djeg” Dinamon, Flamurtari beson te mrekullia (video)