36
Teuta ka zyrtarizuar dy sulmues në vetëm pak orë. Rooney Eva është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi kamerunas ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Bylis, por të mbetet në Superiore, duke u bashkuar me ekipin durrsak.
View this post on Instagram
Përveç se në Shqipëri, sulmuesi 29-vjeçar ka eksperiencë në vendlindje, Greqi, Algjeri, Turqi, Azerbajxhan, Kinë dhe Iran. Lajmin për këtë transferim e ka bërë të ditur vetë klubi i Teutës. Teuta ka rikthyer gjithashtu edhe Klejdi Dacin. Daci sezonin e fundit ishte pjesë e Kokand në huazim, ku shënoi 3 gola në 13 ndeshje. Tani pritet të rikthehet te Teuta, ku ka sezonin më të mirë me 9 gola në Abissnet Superiore.