Orges Shehi i preferuari i drejtuesve për stolin e Teutës, dy emra të tjerë kandidatë për pankinën durrsake

by KLIKOJE.AL

Teuta është në kërkim të një trajneri për sezonin e ri. Ndonëse zgjedhja e parë ka qenë Orges Shehi, ky i fundit nuk largohet nga Ballkani, të paktën deri pas Europës. Në këto kushte, pronarët e rinj të Teutës kanë dy opsione për stolin durrsak.

I pari është Enkeleid Dobi, i cili më parë ka drejtuar Kukësin, por edhe skuadra të tjera, ndërsa tjetri është Ledian Memushaj. Të dy ish-lojtarë të kombëtares shqiptare.

Dobi ka drejtuar më parë Gornik Polkouice, deri në shtator 2024, ndërsa më parë ka qenë trajner te Kukësi dhe Widzew Lodz. Me vendlindje në Durrës, ai është një trajner që ka profilin e duhur për një skuadër që do të pretendojë.

Memushaj është disi më ndryshe. Edhe vlonjati e njeh kampionatin shqiptar pasi ka qenë ndihmës te Dinamo, në tetë takimet e Di Biagios. Më pas ai largua nga blutë. Të dy janë emra që përfliten për stolin e bluve të Durrësit, që pritet të ndryshojnë shumë gjatë kësaj vere.

KOTOBELLI RINOVON ME TEUTËN

Blerim Kotobelli ka vendosur të rinovojë me Teutën deri në vitin 2027. Kapiteni do të vazhdojë kështu me durrsakët duke kontribuar me eksperiencën e tij.

Teuta po vijon me projektin e edicionit të ri. Dy firma të bujshme që tregohen janë të Selmanit dhe Përgjonit, që e mbyllën te Tirana. Durrsakët tregojnë kështu se fokus të madh ka reparti difensiv. Kujtojmë se Jazxhi ndodhet aktualisht në huazim te Vllaznia, një element që ka bërë mjaft mirë me Teutën.

Kotobelli, që rinovoi, ka mbi 250 ndeshje me Teutën. Eksperienca e tij që po vijon në Durrës ka nisur nga viti 2021.

LEXO ME SHUME:Pa trajner, drejtor sportiv dhe lojtarë, Tirana shtyn datën e përgatitjeve

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.