Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vlera ushqimore

  • Çfarë ndodh me organizmin kur hani arra çdo ditë?

    Çfarë ndodh me organizmin kur hani arra çdo ditë?

    Arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë dhe e çlirojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje.

    Sipas ekspertëve, arrorët janë përgjithësisht të pasur me acide yndyrore, vitamina dhe proteina.

    Megjithatë ekspertët e ushqimit shpjegojnë se njerëzit nuk hanë arrorë mjaftueshëm.

    Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë.

    Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira.

    Në veçanti, ngrënia e tetë arrave në ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës.

    Ndaj ato konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

    Përveç të pasurit shumë antioksidantë, arrat përmbajnë fibër, proteinë, vitamina dhe minerale.

    Shëndeti Mendor, Antioksidantët Dhe Arrat 

    Një nga aspektet më interesante të arrave, është roli i tyre në përmirësimin e shëndetit mendor.

    Arrat ndezin plot tridhjetë transmetues nervorë për trurin.

    Një studim amerikan, analizoi përmbajtjen e antioksidantëve të 10 arrorëve të ndryshme.

    Nga të dhënat e AgroWeb.org, autorët e studimit zbuluan se arrat ishin më të pasur se kikirikët, bajamet, fistikët dhe arrorë të tjerë.

    Sipas tyre, antioksidantët që gjenden tek arrat janë 15 herë më të fuqishëm se vitamina E.

    Njerëzit i shmangin arrat me idenë se ato përmbajnë yndyrna.

    Por këto yndyrna janë polio-të-pangopura dhe mono-të-pangopura të cilat mbrojnë enët e gjakut.

    Shkencëtarët amerikanë shpjeguan se mjaftojnë tetë arra në ditë për të marrë përfitimet maksimale.

    Sipas tyre, duke ngrënë tetë arra para buke, njeriu mund të humbë peshën e tepërt, sepse arrat nxisin ndjesinë e ngopjes afatgjatë.

    Duke konsumuar tetë arra çdo ditë me stomak bosh, pra para ngrënies, njeriu do të përfitojë proteinë dhe minerale të nevojshme.

    Arrat janë të pasura me kalium, magnez, fosfor, hekur, vitaminë C dhe B, të cilat e mbajnë organizmin të fortë e të shëndetshëm.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Ja të mirat e patates dhe 7 sëmundjet që ajo shëron

    Ja të mirat e patates dhe 7 sëmundjet që ajo shëron

    Konsumi i patates, pervecse shijon së tepermi, ka edhe mjaft vlera ushqyese cka ndihmon ne luften kunder semundjeve.

    Konsumi i patates, përveçse shijon së tepërmi, ka edhe mjaft vlera ushqyese çka ndihmon në luftën kundër sëmundjeve. Të paktën sipas studimeve të ndryshme rezulton se deri më tani patatet janë karbohidrate të cilat përmbajnë edhe shumë proteina, kjo i bënë një ushqim ideal për ata që duan të shtojnë në peshë. Prania e shumë vitaminave si vitamina C dhe B-kompleks ndihmojnë në thithjen e duhur të këtyre karbohidrateve. Kjo është arsyeja pse patatet janë pjesë të pashmangshme në regjimin ushqimor.

    1. Tretja

    Meqë patatet përmbajnë karbohidrate ata treten lehtë dhe për pasojë lehtësojnë tretjen. Kjo veti i bën patatet një ushqim të mirë për pacientët, foshnjat dhe për ata që nuk tresin dot ushqimet e forta, por që kanë nevojë për energji. Por të kujtojmë se nëse hahen shumë patate rregullisht mund të shkaktojë aciditet në afat të gjatë. Patatet gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme fibrash.

    2. Kujdesi i lëkurës

    Vitamina C, vitaminat B-kompleks dhe mineralet si kalium, magnez, fosfor dhe zink janë me vlerë për lëkurën. Përveç kësaj, tuli i shtypur i patates i përzier me mjaltë shërben për një fytyrë të shkëlqyer,për qeskat poshtë syve dhe për njollat në fytyrë. Përsëri, kjo masë nëse aplikohet në vendet e djegura jep një lehtësim të shpejtë.

    3. Skorbuti

    Vitamina C e pranishme në patate mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj sëmundje të shkaktuar për shkak të mungesës së vitaminës C. Ajo karakterizohet nga buzët e plasaritura dhe mishrat e dhëmbëve me gjakrrjedhje,infeksione të shpeshta virale si ftohje etj.

    3. Reumatizmi

    Vitaminat, kalciumi dhe magnezi në patate ndihmojnë për një lehtësim në reumatizëm. Uji i marrur nga patatet e ziera jep gjithashtu një lehtësim. Por për shkak të përmbajtjes së lartë të niseshtesë ose karbohidrateve ajo tenton të rrit peshën e trupit gjë e cila mund të jetë me efekte negative tek pacientët reumatik.

    3. Ftohja

    Patatet janë shumë efektive në inflamacionin e brendshëm apo të jashtëm. Ato heqin inflamacionin tek zorrët dhe sistemin e tretjes dhe janë një ushqim i mirë për ata që kanë ulcerë në gojë. Patatet e shtypura mund të aplikohen për të lehtësuar inflamacionet e jashtme, djegiet etj.

    4. Truri

    Funksionimi i duhur i trurit varet shumë nga niveli i glukozës, i furnizimit me oksigjen, nga disa përbërës së kompleksit B, nga disa hormone, aminoacide dhe acidet yndyrore siç është omega-3. Patatja mbulon pothuajse të gjitha nevojat e përmendura më lart. Ajo është e pasur me karbohidrate dhe mban në nivele të duhura glukozën në gjak e cila nuk lë për lodhje trurin dhe e bën atë aktiv. Oksigjeni i cili dërgohet në tru me anë të hemoglobinës në gjak ka përbërës kryesor hekurin. Patatet përmbajnë shumë hekur dhe kështu ndihmojnë për këtë funksion gjithashtu.

    cid:frame-70041B02CE40A4B91366D0286D7BE1FE@mhtml.blink cid:frame-E709FF5135315F9ABC92EB8A287C8A97@mhtml.blink Fosfori dhe zinku të gjetur në patate janë të vlefshme për trurin.

    5. Sëmundjet e zemrës

    Përveç vitaminave (B-kompleks, C), mineraleve dhe fibrave, patatet përmbajnë substanca të quajtur Karotenoid (lutein, zeaxanthin etj) të cilat janë të dobishme për zemrën dhe organet e tjera të brendshme. Por përsëri, pasi patatja ngre nivelin e glukozës në gjak dhe konsumimi i tepërt mund të çojë në trashje gjë e cila mund të vërë në presion të madh zemrën nuk rekomandohet për njerëzit e dhjamosur dhe diabetike.

    6. Gurët në veshka

    Gurët në veshka janë shkaktuar kryesisht nga niveli i lartë i acidit urik në gjak. Në raste të tilla, proteinat duhet të shmangen, veçanërisht proteinat shtazore të tilla si mishi, gjel deti, karkaleca deti, peshqit e detit, vezët, qumështi si dhe spinaqi,fasulet të cilat në mënyrë drastike rritin nivelin e acidit urik në gjak. Hekuri dhe kalciumi gjithashtu ndihmojnë në formimin e gurit. Patatja është e pasur me të dyja këto dhe normalisht nuk përshtatet nga kjo pikëpamje. Por kjo është shumë e pasur me magnez i cili refuzon grumbullimin apo depozitimin e kalciumit (kalcifikim) në veshka dhe indet e tjera, duke e bërë të dobishëm kundër formimit të gurëve.

    7. Diarreja

    Patatja është një ushqim i pasur me energji për ata që vuajnë nga diarreja, pasi patatet treten lehtë si dhe janë të buta. Por një konsumim i madh mund të shkaktojë diarre për shkak të gëlltitjes së tepërt të niseshtesë.

    Këshilla

    Lëngu i patates është një trajtim i mirë për djegiet, plagët,ndrydhjet, problemet me lëkurën, ulcerat, efektet e narkotikëve, kancerit të mitrës kundër formimit të cisteve ose tumoreve. Nga ana tjetër, duhet kujdes kur hani patate. Patatet jeshile janë helmuese sepse përmbajnë alkaloidë, si solanine, chaconine dhe arsenik të cilët në mbidozë mund të jetë fatale. Për më tepër, indeksi glicemisë tek patatet është shumë e lartë (mbi 80) dhe prandaj ata që duan të dobëson duhet të shmangin patatet.

    “Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të organit. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen”- thonë Shkencëtarët. Pjesa e jeshile në lëkurën e patates është klorofil, por ky klorofil tregon se patatja është ekspozuar në dritën ku toksina natyrore e patates solanina është koncentruar në mënyrë të dëmshme. Solanina është një mekanizëm natyror i mbrojtjes së patates për të shmangur kërpudhat dhe parazitët.

    Ajo ka një shije të hidhur dhe gjithashtu ajo shkakton probleme me shëndetin dhe vdekjen. Ky kompleks është i qëndrueshëm në temperaturë të valë prandaj këshillohet të pritet dhe të hidhet kjo pjesë. Për shkak të këtyre arsyeve, patatet kryesisht ishin përdorur për të ushqyer kriminelë apo të burgosurve të luftës.

  • Si ti gatuajmë lakrat e brukselit/ Plot shije dhe vlera

    Si ti gatuajmë lakrat e brukselit/ Plot shije dhe vlera

    Lakrat e Brukselit janë të vogla por bëjnë një punë të madhe.

    Këto perime të gjelbra renditen mes 20 ushqimeve me më shumë vlera ushqyese, ku maten vitaminat, mineralet dhe fitoushqyesit në raport me sasinë e kalorive.

    Një racion me këtë lakër të vogël përmbush nevojat tuaja për vitaminë C vitaminë K, vitaminë A, vitaminë B-6, folat, potas dhe mangan.

    Lakra e vogël mbron ADN-në

    Një prej vlerave më të mira të lakrës së vogël është mbrojtja e ADN-së ose molekulën që përmban të gjitha karakteristikat tona gjenetike.

    Përbërësit që gjenden tek lakra e vogël bllokojnë aktivitetet e dëmshme të disa enzimave, shënjestra e të cilave janë padyshim molekulat e ADN-së në qelizat e bardha të gjakut.

    Mbron Zemrën

    Një nga vlerat më të famshme të lakrës së vogël është aftësia për të mbajtur nën kontroll inflamacionin dhe shëruar enët e gjakut nga dëmet e shkaktuara prej tij.

    Lakra e vogël përmban një sërë elementësh që parandalojnë sëmundjet e zemrës.

    Sistemi Tretës

    Ne kemi nevojë për shumë fibër në dietën tonë, në mënyrë që të kemi një sistem tretës sa më të mirë. Këto perime janë një burim i pasur fibrash dhe në një racion prej 100 gramësh do të merrni 4 gramë fibër.

    Kjo sasi është 15% e dozës së rekomanduar ditore për femrat.

    Vitamina K

    Lakrat e vogla janë veçanërisht të pasura me Vitaminë K, për të cilën kemi nevojë të mbajmë kockat shëndetplotë dhe të parandalojmë kalcifikimin e trupit.

    Mjafton një filxhan me lakra të vogla në ditë, që ju të merrni dyfishin e dozës së rekomanduar ditore të vitaminës K për të cilën keni nevojë.

    Pastrimi Nga Toksinat

    Vlerat shëndetësore të lakrës së vogël përfshijnë edhe aftësinë e saj për detoksifikimin e organizmit.

    Lakra e vogël përmban një substancë të quajtur glucosinolates, që ndihmon enzimat në proçesin e pastrimit nga toksinat.

    Mënyrat Më Të Mira Për Gatimin e Lakrës së Brukselit

    Lakra e Brukelit mund të gatuhet në shumë mënyra të ndryshme siç janë:

    • Zierja,
    • Kaurdisja
    • Pjekja.

    Nëse ju pëlqejnë lakrat e ziera, atëherë prisni sa të marrë uji vali, hidhni pak kripë dhe ziejini për 10-15 minuta.

    Pas zierjes shoqërojini me gjalpë, kripë dhe piper të zi.

    Nëse kaurdisja është metoda e preferuar e gatimit atëherë ndajini lakrat në dysh dhe kaurdisini me pak vaj ulliri, kripë  dhe hudhër për rreth 5 minuta deri sa të marrin një ngjyrë të kafenjtë.

    Më pas. Hidhni pak ujë, mbylleni kapakun dhe prisni deri sa uji të avullojë.

    Në fund spërkatini me lëng limoni dhe servirini të ngrohta.

    Në furrë, lakrat e Brukselit duhet të piqen të plota.

    Ato duhet të marinohen me kripë, vaj ulliri dhe piper dhe duhen pjekur për rreth 35-40 minuta./AgroWeb.org

  • Pse vlen kaq shumë buka e misrit për organizmin/ Receta e traditës shqiptare

    Pse vlen kaq shumë buka e misrit për organizmin/ Receta e traditës shqiptare

    Vlerat e Arta të Bukës së Misrit për Organizmin e Njeriut

    Buka e Misrit është krejt e mirë, jo vetëm për shijen e lehtë që ka por edhe për vlerat e panumërta ushqimore e mirëbërëse për organizmin e njeriut.

    Buka e misrit është një thesar sa i përket vlerave të çmuara. Ajo përmban kalcium, hekur, magnez, fosfor, kalium, acid folik, vitamina, A, B-6 dhe B12.

    Buka e misrit ndihmon në mbajtjen konstante në nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ndihmon gjithashtu në uljen e nivelit të yndyrnave.

    Ajo është një burim i vërtetë i vitaminave dhe proteinave duke shërbyer pozitivisht për mirëfunksionimin e organizmin të njeriut.

    Pse Mbetet Gjithmonë e Kërkuar

    Vërtet buka e misrit është një recetë e njohur tipike shqiptare por shija e saj ndër vite ka magjepsur turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë, nga alpet e ftohta deri në jugun e klimës së butë.

    E ngrohtë, e thekur me djathë e shëllirë, me salcë të freskët kosi, me gjizë e vaj ulliri apo përshesh me gjel deti, buka e misrit është pjesë e padiskutueshme e ndër më të mirave që mund të ofrojë çdo restorant shqiptar në menunë e tij.

    Receta e Gjysheve Për Gatimin e Bukës së Misrit

    Por e përgatitur në shtëpi, sipas recetës së vjetër së gjysheve tona, e duke huazuar edhe pak dashurinë e mjeshtërinë e tyre për gatimin, buka e misrit është edhe më fantastike e më e freskët gjithashtu, duke ofruar të njëjtën shije ashtu si dikur.

    Kjo recetë për bukën e misrit është receta e vjetër e gjysheve dhe stërgjysheve tona, e cila siç është e lehtë në përgatitje, është e lehtë edhe në shije.

    Përbërësit

    • 1 kg miell misri
    • 700 ml ujë i ngrohtë
    • 3 lugë vaj ulliri
    • 1 lugë gjellë kripë
    Buka e misrit vlerësohet shumë për shkak të vlerave ushqyese të përbërësve të saj bazë.

    Përgatitja e Bukës së Misrit në Shtëpi

    Në një enë të pastër hedhim 1 kg miell misri bashkë me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë pak ujë të ngrohtë, por më parë sigurohemi që të mos jetë i përvëluar.

    Sipas traditës së gjysheve tona, ngrohtësia e ujit duhet të jetë e përballueshme aq sa ta durojmë nëse e provojmë me gishtin e vogël të dorës.

    Pasi kemi hedhur ujin në enën ku kemi miellin e misrit dhe vajin e ullirit, hedhim dhe një lugë gjelle kripë dhe i përzjejmë me një lugë druri.

    Më pas shtojmë pjesën tjetër të ujit të ngrohtë dhe vijojmë të përziejmë derisa të kemi një masë të njëtrajtshme.

    Në vijim, masën e përftuar e shtrojmë në tavë apo në një tepsi të vogël, të cilën më parë e kemi lyer me vaj ulliri.

    Pasi hedhim masën në tavë dhe e hapin në mënyrë të njëtrajtshme, lyejmë me një furçë me pak vaj ulliri edhe pjesën e sipërme.

    Tavën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë celcius për 40 minuta. Kur piqet, buka e misrit merr një ngjyrë të artë, të praruar me disa nuanca portokalli të errët.

    Burimi: AgroWeb.org