Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vitamina a

  • Doni të humbni në peshë gjatë dimrit? Ju duhet kjo Vitaminë!

    Doni të humbni në peshë gjatë dimrit? Ju duhet kjo Vitaminë!

    Mes Vitaminave, disa janë më të rëndësishmet në kohë të caktuara të vitit.

    Gjatë stinës së dimrit sidomos, vitaminat janë veçanërisht të rëndësishme pasi virozat e ndryshme dhe mirëmbajtja e organizmit kërkojnë një kujdes të shtuar.

    Studime të reja tregojnë se konsumimi i ushqimeve dhe vitaminave të duhura në të gjithë stinët e ftohta, përveç shëndetit të mirë ju ndihmon edhe të humbisni në peshë.

    Po flasim për vitaminën A e cila konsiderohet si një factor kyç në mbrojtjen e organizmit dhe rënien në peshë.

    Në këtë artikull ju tregojmë çdo gje që duhet të dini mbi këtë temë si dhe ushqimet ku ta merrni me shumicë këtë vitaminë.

    Si të humbisni në peshë

    Vitamina A njihet si një superhero mes ushqyesve të tjerë, ajo përmban retinol dhe luan një rol kundra plakjes gjithashtu forcon sistemin imunitar.

    Ndër të tjera për vlerat e kësaj vitamine, një studim i kohëve të fundit publikuar në gazetën shkencore Molecular Metabolism, tregoi se vitamina A stimulon djegien e dhjamit të tepërt në trup.

    Ky proces i djegies së dhjamit të keq duke e kthyer atë në një burim energjie për trupin është i njohur për mjekët.

    Kështu vitamina A, e kthen dhjamin që mbërthen barkun, kofshët apo krahët tuaj në burim energjie dhe force për të përballuar aktivitetet tuaja të përditëshme.

    Vitamina A dhe i ftohti

    Drejtuesi shkencor i këtij studimi Dr, Florian Kiefernga Universiteti i Mjeksisë në Vienë, tregoi se ka një lidhje mes ekspozimit ndaj të ftohtit dhe veprimit të shtuar të kësaj vitamine.

    Mungesa e vitaminës A në përgjithësi lidhet me shtim në peshë ndërsa në këtë rast fokusi është tek efikasiteti i shtuar i saj kur është ftohtë.

    Gjetjet e këtij studimit pritet të jenë pikënisja ndaj terapive dhe kurave të reja në luftën kundër obezitetit, një sëmundje që prek 395 të të rriturve në të gjithë botën.

    Në këtë pikë ekspertët këshillojnë që këtë vitaminë ta konsumoni shumë gjatë dimrit, si për të humbur në peshë ashtu edhe për shëndet më të mirë e organizmën më rezistent.

    Ushqimet e pasura me vitaminë A

    Ndër burimet më të pasura me këtë vitamin është mëlçija e viçit, pureja e kungullit, patatet e ëmbla, karotat, spinaqi, qumështi, brokoli apo pjepri gjatë verës.

    Mundohuni që këto ushqime t’i përfshini sa më shumë në dietën tuaj të përditëshme për të parë rezulate të jashtëme dhe të brendëshme në trupin tuaj.

  • Lista me Ushqimet Më Të Mira Për Shëndetin e Syve

    Një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve. 

    Njerëzit e lidhin shëndetin e syve me plakjen e paevitueshme.

    Në të vërtetë, një regjim i shëndetshëm ushqimor mundet të pakësojë rrezikun e sëmundjeve të syve.

    Një studim i vitit 2001 mbi sëmundjet e syve si pasojë e moshës, zbuloi se një sërë ushqyes si: zinku, bakri, vitamina C, vitamina E dhe beta karoteni, munden të përmirësojnë shëndetin e syve me 25%.

    Studimi u përditësua edhe në vitin 2013 dhe arriti në konkluzionin se acidet yndyrore omega- 3, beta karoteni, luteina dhe antioksidantë të tjerë janë thelbësorë për shëndetin e syve.

    Në këtë artikull do të mësoni për 10 ushqimet më të mira dhe të nevojshme për shëndetin e syve.

    Peshku

    Shumë lloje peshqish janë burime të larmishme të acideve yndyrore omega-3.  Megjithatë, peshqit më të pasur me këto acide yndyrore janë toni, salmoni, trofta, sardelet, skumbria

    Shumë studime kanë zbuluar se vaji i peshkut është efikas kundër përtharjes së syve, sidomos asaj të shkaktuar nga të qëndruarit përpara kompjuterit.

    Arrorët Dhe Bishtajoret

    Arrorët janë gjithashtu të pasur me acide yndyrore omega-3.

    Sipas të  dhënave të AgroWeb.org arrorët përmbajnë edhe shumë vitaminë E që mbron sytë nga dëmet e vazhdueshme prej moshës.

    Konsumoni më shumë arra, shqeme, kikirikë dhe bishtajore si fasule, thjerëza etj.

    Farat

    Njësoj si arrorët dhe bishtajoret, edhe farat janë të pasura me omega-3 dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës E.

    Zgjidhni farat chia, farat e linit për të mirëmbajtur shëndetin e syve.

    Agrumet

    Agrumet janë shumë të pasura me vitaminë C, një antioksidant i rekomanduar kundër sëmundjeve të syve.

    Ju këshillojmë të konsumoni më shumë limonë, portokalle, qitro për të marrë sa më shumë vitaminë C.

    Barishtet

    Barishtet si spinaqi janë të pasura me shumë antioksidantë dhe vitaminë C.

    Ato duhen konsumuar rregullisht.

    Karrotat

    Karrotat janë të pasura me beta karoten dhe vitaiminë A e cila luan një rol thelbësor në shikimin tuaj.

    Patatja e Ëmbël

    Ashtu si karrotat edhe patatja e ëmbël përmban beta karoten por edhe vitaminë E.

    Panxhari

    Panxhari është i pasur me zink, që luan një rol mirëmbajtës për shëndetin e syve.

    Zinku ndihmon në ruajtjen e shikimit pavarësisht moshës dhe parandalon formimin e perdes së syrit.

    Vezët

    Vezët janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh që mbrojnë shikimin.

    Ato përmban zink, vitaminë C dhe E.

    Uji

    Uji është thelbësor  për shëndetin e syve.

    Duhet të pini shumë ujë që të parandaloni hidratimin dhe përtharjen e syve.