Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: vdekja

  • Vdekja e George Floyd, Mineapolis dëmshpërblen me 27 milionë $ familjen

    Vdekja e George Floyd, Mineapolis dëmshpërblen me 27 milionë $ familjen

    Qyteti i Mineapolisit ka rënë dakord që të dëmshpërblejë familjen e George Floyd me 27 milionë dollarë, disa javë përpara se të nisë gjyqi për ish-oficerin e policisë, i cili akuzohet për vrasjen e Floyd.Lajmin e njoftoi Këshilli Bashkiak i qytetit, pas seancës me dyer të mbyllura të së mërkurës.

    George Floyd vdiq në 25 maj 2020, pasi ish-polici Derek Chauvin i mbajti gjurin në qafë për 9 minuta gjatë arrestimit. Vdekja e Floyd shkaktoi protesta masive jo vetëm në Mineapolis, por në të gjithë SHBA-në.

  • Vdekja e shqiptarit/ Zbardhet misteri rreth zhdukjes së tij: Jetonte në një manastir, ndërsa ditët e fundit…

    Vdekja e shqiptarit/ Zbardhet misteri rreth zhdukjes së tij: Jetonte në një manastir, ndërsa ditët e fundit…

    Autoritetet në Paros në Greqi janë duke hetuar misterin e shqiptarit, i cili u gjet i pajetë mesditën e të shtunës.

    Sipas mediave helene, shqiptari 28 vjeç  që nga vera e vitit të kaluar jetonte në një Manastir, ndërsa ditët e fundit ishte larguar nga Manastiri dhe ishte zhdukur.

    Nga hetimet e para rezulton se plagët në kokë që kishte shqiptari, dyshohet se nuk vijnë nga ndonjë akt kriminal. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vërtetë të vdekjes së shqiptarit.

  • Vdekja e Konstantin Katsifas/ Mediat greke: Shqipëria po “varros” dosjen! Çështja në Gjykatën Evropiane

    Vdekja e Konstantin Katsifas/ Mediat greke: Shqipëria po “varros” dosjen! Çështja në Gjykatën Evropiane

    Sot bëhen dy vjet nga vrasja e Konstantinos Katsifas nga forcat RENEA pas të shtënave të vazhdueshme të tij në fshatin Bularat, duke refuzuar të dorëzohej.

    Gazeta greke “Protothema” shkruan se 35 vjeçari humbi jetën në rrethana të paqarta, për shkak siç shkruan gazeta për “mbrojtjen e të drejtës së tij për të deklaruar me krenari origjinën dhe për të ngritur flamurin grek”.

    Gazeta shkruan se dy vite pas vdekjes skadon edhe afati dyvjeçar i parashikuar nga ligji për hetimin gjyqësor të çështjes.

    “Sidoqoftë, jo vetëm që ky proces nuk ka përfunduar me lëshimin e një raporti për vrasjen e Katsifas”, shkruan gazeta, duke shkruar se dosja rrezikon të mbyllet edhe nga prokuroria.

    Në thelb për 24 muaj, Tirana po luan jo vetëm me familjen e viktimës, por edhe Athinën, e cila ka kërkuar në mënyrë të përsëritur përfundimin e procesit dhe lëshimin e raporti përfundimtar për 35-vjeçarin, i cili gjithashtu kishte shtetësinë greke”- shkruan gazeta.

    Shtatorin e kaluar, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i kishte kërkuar homologut të tij shqiptar – gjatë vizitës së tij në Athinë – për përfundimin e shpejtë të procedurave dhe lëshimin e një raporti përfundimtar mbi vrasjen e Katsifas. Në përpjekje për të justifikuar amullinë, Edi Rama kishte përmendur dorëheqjet e vazhdueshme të Prokurorëve që kishin dosjen në duar.

    Avokati i familjes së Katsifas, z. Efthymios Navridis , deklaron se nëse çështja mbyllet, do të ketë një ankesë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut  (GJEDNJ). “Prokuroria shqiptare ka shteruar gjithë kohën dhe tani mundësia e përfshirjes së çështjes në dosje është e dukshme. Lëvizja tjetër do të jetë ankesa e familjes në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut“, thotë z. Navridis.

  • Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitaleve/ Reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të kryhet hetim i plotë administrativ për…

    Vdekja e 53 vjeçarit në dyert e spitaleve/ Reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të kryhet hetim i plotë administrativ për…

    Ministria e Shëndetësisë reagon pasi një 53 vjeçari nga Ndroqi humbi jetën në dyert e spitaleve ku asnjëri prej tyre nuk mori përsipër të kuronte.

    Pas denoncimit të Partisë Demokratike, Ministri thotë se ka ngritur një grup pune për të hetuar çfarë ndodhi me të ndjerin Lutfi Çekiri.

    “Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

  • Gjen vdekjen 58-vjeçari, policia jep detajet e para/ Ja çfarë ndodhi

    Gjen vdekjen 58-vjeçari, policia jep detajet e para/ Ja çfarë ndodhi

    Humb jetën tragjikisht një 58-vjeçar në fshatin Frakull e Vogël, në Fier.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, e sipas policisë, “shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen”.

    Informacionin paraprak

    Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qënë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen.

    Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.