Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Tragjike

  • Tragjike! Sherr masiv mes 2 familjeve, humbin jetën 18 persona

    Tragjike! Sherr masiv mes 2 familjeve, humbin jetën 18 persona

    Të paktën 18 persona e humbën jetën, përfshirë një grua dhe një fëmijë, pas një debati për tokën mes anëtarëve të familjes në Papua Guinenë e Re.

    Sipas Anadolu Agency, përleshjet e familjeve ende zgjasin në rajonin rural Tagalia dhe Tebi Tari-Pori, zonën Hele”, bënë të ditur mediat lokale.

    “Familjet po zhvendosën nga Tagali dhe Tebi kur përleshjet hynë në javën e dytë”, tha vullnetari social lokal Komengisaid.

    Inspektori Teddy Agëi, zyrtari i lartë i policisë në rajon tha se dhuna u shkaktua nga grindja familjare nga “dy kushërinjtë që luftuan për një copë tokë”.

    Kisha lokale ka zgjeruar mbështetjen dhe strehimin për familjet e prekura të zhvendosura për shkak të përleshjeve.

    Provinca Hela jugore është shtëpia e gati 250 mijë banorëve dhe ka tre rrethe.

    “Në mesin e të vrarëve janë edhe gjashtë burra që tentuan të hakmerreshin për vrasjen e kushëririt në Port Moresby të premten”, tha Agwi. Më tej u tha se janë vrarë me armë zjarri.

    Burimi: Faxweb.al

  • Makina “fluturon” 10 metra në ajër dhe përfundon në hekurudhë/  2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

    Makina “fluturon” 10 metra në ajër dhe përfundon në hekurudhë/ 2 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

    Një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Elbasan- Librazhd në Labinot Fushë duke bërë që të përfundojë në hekurudhën që përshkon përkrah aksit në fjalë .

    Hedhja e mjetit ka qenë e fortë dhe për pasojë ka përfunduar disa metra larg rrugës. Burime bëjnë me dije se dy persona janë plagosur dhe po dërgohen me urgjencë në drejtim të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

    Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore si dhe emrat e personave të plagosur.