Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Tomori

  • Tomori në moment kritik, sulmuesi largohet nga klubi pas problemeve financiare (FOTO)

    Tomori në moment kritik, sulmuesi largohet nga klubi pas problemeve financiare (FOTO)

    Tomori nuk po kalon një moment të mirë këtë sezon. Ekipi beratas ndodhet në vendin e fundit dhe shpresa e madhe që të mbijetojë është merkato e janarit, por drejtuesit ende nuk po lëvizin. Situata paraqitet e vështirë, madje në orët e fundit kanë nisur firot e para. Sulmuesi Samuel Solomon është larguar nga Tomori pas dy sezoneve për shkak të problemeve financiare

    23-vjeçari nga Nigeria u largua para disa ditësh në vendlindjen e tij me arsyen e disa problemeve familjare. Solomon është në pritje të ofertave ndërsa në të kaluarën ka qenë pjesë e Elbasanit dhe Orikut. Me Tomorin Solomon zhvilloi 13 ndeshje në 16 javë kampionat.

  • Vendi i parafundit dhe 10 javë pa fitore, Tomori mban shpresat te përforcimet e janarit

    Vendi i parafundit dhe 10 javë pa fitore, Tomori mban shpresat te përforcimet e janarit

    Tomori nuk po gjen qetësi. Prej 10 javësh me radhë, nuk fitojnë dot një ndeshje dhe kjo ecuri i ka ngujuar në vendin e parafundit të renditjes. Gjatë gjithë kësaj periudhe maksimumi kanë shijuar vetëm dy barazime dhe dy pikë janë shumë pak për të shpresuar te mbijetesa. Paraqitjet zhgënjyese kanë detyruar klubin që të marrë masa ekstreme.

    Zyrtarisht kanë nisur edhe “spastrimet” në Berat dhe të parët që hapin lojën janë dy futbollistë të huaj: sulmuesi Aleksandre de Oliveira Macedo Xhunior dhe mbrojtësi Agami Hando. Braziliani dhe norvegjezi nuk kanë qenë në seancën e djeshme stërvitore duke i dhënë fund para kohe aventurës me beratasit.

    Rendimenti i dobët dhe kontribut krejt i papërfillshëm në interes të skuadrës kanë çuar drejtuesit drejt këtij vendimi. Lojtarët e cilësuar si të panevojshëm, do të duhet që të hapin “krahun” pa u mbyllur viti kalendarik.

    Për të mos lejuar hapësira ligjore, të cilat mund të rezultojnë fatale për klubin, drejtuesit kanë marrë të gjitha masat. Ata u kanë kërkuar lojtarëve që zgjidhja e kontratës të jetë e dyanshme dhe kështu ka ndodhur.

    Trajneri Febron Ziu e pati deklaruar që gjatë javës së kaluar, se nga Tomori do të largohen jo vetëm futbollistët që nuk bindin, por edhe ata që nuk mbajnë dot presionin dhe as respektojnë detyrimin për t’u shërbyer fanellës dhe interesave të klubit.

    Puna për merkaton e dimrit ka filluar tashmë, ndonëse po veprohet në fshehtësi të plotë. Në Berat duket se shpresat i kanë varur totalisht te përforcimet. Besojnë se me prurjet që do t’i bashkëngjitjen në janar, 2024-ta do të sjellë jo vetëm kthesën e madhe në rezultate, por edhe shpëtimin. Trajneri ka marrë garanci nga ana e bashkisë për këtë pjesë, ndaj edhe kërkimet kanë filluar.

  • Humbi ndjenjat gjatë ndeshjes, lojtari i Burrelit rrëfen tmerrin: Shpëtova prej mjekëve të Tomorit, u përmenda vetëm në spital

    Humbi ndjenjat gjatë ndeshjes, lojtari i Burrelit rrëfen tmerrin: Shpëtova prej mjekëve të Tomorit, u përmenda vetëm në spital

    Florenc Farruku është përmendur vetëm në spital. Një përplasje me Stefan Abarën në minutën e 22-të e la pa ndjenja për një kohë të gjatë. Nuk kujton asgjë nga ndërhyrja e mjekëve në fushë dhe kur është transportuar nga autoambulanca.

    “Unë nuk kujtoj asgjë, sepse rashë pa ndjenja. Nuk di as kur më erdhën në ndihmë stafi mjekësor dhe as kur më transportuan për në spital. Di që jam përmendur vetëm në spital. Atje kam mësuar se ia hodha falë ndërhyrjes së stafit mjekësor të Tomorit në fushë dhe më pas mjekët të specializuar të spitalit të Beratit.

    Më duhet t’i falënderoj pafundësisht që më rikthyen në normalitet. Pasi jam përmendur dhe mjekët më konfirmuar se isha në koshiencë të plotë, kam komunikuar me familjen me “videocall”. Ishin bërë shumë merak, por u qetësuan sapo më panë dhe dëgjuan zërin.

  • E FRIKSHME/ Ndërpritet ndeshja e Kategorisë së Parë, lojtari bie pa ndjenja në fushë, u përplas kokë më kokë me shokun e skuadrës (video)

    E FRIKSHME/ Ndërpritet ndeshja e Kategorisë së Parë, lojtari bie pa ndjenja në fushë, u përplas kokë më kokë me shokun e skuadrës (video)

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ndeshjen mes Tomorit dhe Burrelit në Kategorinë e Parë, kur sulmuesi i miqve u rrëzua pa ndjenja në tokë.

    Ndërsa sfida ishte në minutën e 18’, sulmuesi Florenc Farruku u përplas me Hysollin në zonën e Tomorit dhe nga kjo përplasje ra në tokë pa ndjenja. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e të dyja stafeve mjekësore për të shpëtuar 22-vjeçarin.

    Pasi është zgjuar, Farruku është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin rajonal të Beratit, ndërsa u shoqërua me duartrokitjet e tifozëve. Ndërkohë ndeshja mes Tomorit dhe Burrelit ka rifilluar dhe është duke u luajtur.

  • Ish-kampion me Partizanin e disa javë si trajner i Bylisit, Tomori prezanton “timonierin” e ri (FOTO)

    Ish-kampion me Partizanin e disa javë si trajner i Bylisit, Tomori prezanton “timonierin” e ri (FOTO)

    Humbja 4-0 ndaj AF Elbasanit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Tomorit për të graduar trajnerin e ri pas largimit të Klodian Arbrit. 

    Ish-futbollisti kampion i Partizanit, Febron Ziu, do të jetë “timonieri” i ri i skuadrës beratase që militon në Kategorinë e Parë. Ziu u prezantua ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Beratit, teksa do të kërkojë të rikthejë ekipin drejt rezultateve pozitive, pas momentit të vështirë që po kalon.  

    Në muajin korrik Febron Ziu u emërua trajneri i Bylisit, ndërkohë që në 6 gusht stoli iu besua Bellait, teksa Ziu kaloi në rolin e drejtorit teknik.  Tashmë ai do të nisë një aventurë të re si trajner në drejtimin e skuadrës së Tomorit, ekip me traditë në futbollin shqiptar. 

  • KATEGORIA E PARË/ AF Elbasani i nxjerr inatin Tomorit, katër gola për t’u rikthyer te fitorja

    KATEGORIA E PARË/ AF Elbasani i nxjerr inatin Tomorit, katër gola për t’u rikthyer te fitorja

    Presioni i drejtuesve të Elbasanit ndaj ekipit ka dhënë efekt të menjëhershëm te verdheblutë.
    Skuadra e trajnerit Nevil Deda është treguar e pamëshirshme ndaj Tomorit duke siguruar një fitore të thellë dhe duke u vënë në ndjekje të Bylisit që kryeson Kategorinë e Parë. Leo Melo i hapi rrugën fitores me dy golat e tij, ku të parin e shënoi në minutën e 13-të dhe të dytin në minutën e 63-të.

    Më pas beratasit u japin një dorë verdhebluve, pasi në minutën e 72-të Abara shënon autogol. Por Elbasani nuk ndalet dhe e nxjerr “dufin” e rezultateve jot ë mira në javët e fundit duke shënuar edhe golin e katërt me Bedri Grecën në minutën e 76-të. Me këtë trepikësh Elbasani ka shkuar në kuotën 19 pikëve, një më shumë se Vora e vendit të tretë dhe 6 më pak se kryesuesit e Bylisit

  • Klodian Arbëri nuk humbet kohë, zgjedh ekipin e ri për të drejtuar, të hënën bëhet prezantimi

    Klodian Arbëri nuk humbet kohë, zgjedh ekipin e ri për të drejtuar, të hënën bëhet prezantimi

    Surprizues ishte lajmi i largimit të Artën Mërgjyshit nga skuadra e Vorës. Lajmi i bë i ditur nga vetë klubi ku tregohet se palët me marrëveshje kishin ndërprerë kontratën. Drejtuesit kanë gjetur menjëherë trajnerin e ri.

    Klodian Arbëri do të marrë në dorë “frenat” e kësaj skuadre. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe ditën e hënë do të bëhet edhe prezantimi i ish-timonierit të beratsasve si zëvendësuesi i Mërgjyshit.

    Kujtojmë se pak ditë më parë edhe Arbëri dha dorëheqjen nga  nga skuadra e Tomorit. Një vendim që ka ardhur nga vetë trajneri për shkak të stresit që i krijohej. Te Vora qëllimi kryesore do të jetë ngjitja e skuadrës në Superiore, një objektiv që e kërkojnë të gjithë drejtuesit e këtij ekipi.

  • Tomori nuk fiton prej katër ndeshjesh radhazi, Klodian Arbëri trondit drejtuesit: Jap dorëheqjen, po përjetoj stres!

    Tomori nuk fiton prej katër ndeshjesh radhazi, Klodian Arbëri trondit drejtuesit: Jap dorëheqjen, po përjetoj stres!

    Klodian Arbëri jep dorëheqjen si trajner i Tomorit. Barazimi ndaj Besës nuk është përjetuar mirë nga tekniku, që si duket edhe objektivi Superiore duket shumë larg.

    “Prej kohësh e mendoja dorëheqjen. Kisha stres dhe doja t’i përkushtohesha familjes. Do të jem gjithnjë pranë skuadrës sime të zemrës, por një ditë do të kthehem. Më vjen shumë keq që nuk arritëm të fitonim këtë përballje, pasi skuadra dha maksimumin nga fillimi deri në fund. Gjej rastin të falënderoj në mënyrë të veçantë për mbështetjen, fillimisht kryetarin e bashkisë Ervin Demo, që së bashku me tifozërinë e mrekullueshme të Tomorit më kanë dhënë një suport të jashtëzakonshëm.”

    Tomori ndodhet në vendin e 7-të në kuotën e 10 pikëve, me skuadrën që nuk fiton prej 4 ndeshjesh radhazi.

  • Tomori bëhet gati për sezonin e ri, firmos me ish-sulmuesin e Skënderbeut

    Tomori bëhet gati për sezonin e ri, firmos me ish-sulmuesin e Skënderbeut

    Sulmuesi Kostika Beçka do të jetë pjesë e Tomorit këtë sezon. Ai është huazuar nga Skënderbeu. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi beratas.

    Postimi i plotë Futboll Klub Tomori prezanton sulmuesin Kostika Beçka ⚪️???? Sulmuesi korçar, Kostika Beçka ka bërë prezantimin zyrtar si futbollist i Futboll Klub Tomori. 20-vjeçari është huazuar nga @kf_skenderbeu , duke nënshkruar një kontratë 1+1. I urojmë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën beratase ????

  • Lushnja nuk mendon vetëm për rinovimet, afron mesfushorin që shkëlqeu me Tomorin (FOTO)

    Lushnja nuk mendon vetëm për rinovimet, afron mesfushorin që shkëlqeu me Tomorin (FOTO)

    Ish-futbollisti i Partizanit, Lauren Ismailaj, do të vijojë karrierën te skuadra e Lushnjës. 27- vjeçari nga kryeqyteti, shkëlqeu sezonin e shkuar me skuadrën e Tomorit, teksa ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës beratase, duke gjetur 7 herë rrugën e rrjetës.

     Ismailaj ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me lagunarët dhe do të jetë nën urdhrat e trajnerit Gugash Magani për sezonin e ri në Kategorinë e Parë, e cila do të nisë më 2 shtator.

    Me transferimin e 27-vjeçarit cilësia e mesfushës verdhejeshile rritet ndjeshëm, teksa objektiv do të jetë “top 5”-shja në tabelën e renditjes, nga ku do të tentohet, pse jo, edhe një promovim në Superiore. Sa i përket rinovimeve, lojtari i fundit ishte Endrit Magani.