Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Tomori

  • “Më ka vdekur djali”/ Portieri i Tomorit sajon fatkeqësinë për të negociuar me skuadrat e tjera shqiptare

    “Më ka vdekur djali”/ Portieri i Tomorit sajon fatkeqësinë për të negociuar me skuadrat e tjera shqiptare

    Tomori ka vendosur të largojë nga skuadra portierin 21-vjeçar nga Gana, Clement Boye, pas mungesës së pajustifikueshme në seancat stërvitore. Por, për të shkuar deri te ky vendim, historia me Boye-n është tronditëse dhe këtë e ka treguar trajneri i Tomorit, Klodian Arbëri. Portieri është vënë në qendër të një skandali, duke sajuar një fatkeqësi familjare.

    “Kam qenë në merak për vonesën e portierit, pasi e kisha të nevojshme prezencën e portierit titullar që ditën e parë të nisjes së përgatitje. Mirëpo, kur e telefonova, e pyes përse po vonohej kaq shumë për të ardhur në Berat dhe për t’iu bashkuar ekipit. Nga ana tjetër, Boye m’u përgjigj duke qarë: ‘Më ka ndodhur një fatkeqësi familjare. Më ka vdekur djali dhe për këtë arsye do të vonohem disa ditë’.

    Ngriva dhe i përlotur e ngushëllova. Mirëpo, nuk e besoja që portieri im aktronte më mirë se një aktor profesionist. Vetëm 24 orë më pas, një miku im më telefonon dhe më thotë, se Boye ishte duke negociuar me ekipe të tjera në Shqipëri.

    Me të drejtë u ndjeva shumë keq, pasi e kemi respektuar maksimalisht dhe nuk dua që futbollistët të sillen si palaço cirku apo aktor filmash. Futbollistë të tillë nuk kanë vend në skuadrën time. Në rast se Boye do të kërkojë të rikthehet te Tomori, duhet të dalë para skuadrës dhe të kërkojë ndjesë publike për këtë histori që sajoi”, ka rrëfyer numri një i pankinës beratase.

  • MERKATO/ Nga porta në sulm, Tomori afron katër lojtarë

    MERKATO/ Nga porta në sulm, Tomori afron katër lojtarë

    Tomori vazhdon të jetë shumë i fokusuar te merkatoja për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit kanë vendosur të rikthejnë në ekip ish-kapitenin e tyre, i cili e mbylli sezonin me Skënderbeun.

    Portieri Mikel Kaloshi, mesfushori Erald Hyseni dhe sulmuesi Brunild Pepa, kanë rënë dakord me klubin beratas dhe menjëherë kanë nisur dje stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Klodian Arbëri.

    Të 3 lojtarët me Tomorin do të firmosin kontratë 1 vjeçare, ndërsa do të synojnë të jenë protagonistë në Kategorinë e Parë, ku skuadra do të kërkojë të arrijë Superioren.

  • KATEGORIA E PARË/ Në Berat nisin të mendojnë për merkaton, zbulohen dy emrat e parë te Tomori

    KATEGORIA E PARË/ Në Berat nisin të mendojnë për merkaton, zbulohen dy emrat e parë te Tomori

    Sezonin e fundit, Tomori arriti në vendin e katërt në Kategorinë e Parë, duke arritur në “Play-Off por pa mundur të kalojë më tej. Tani drejtuesit beratas po mendojnë përsezonin e ri. Negociatat po zhvillohen prej ditësh me disa futbollistë, që janë projektuar si afrime të mundshme për kampionatin e ardhshëm.

    Vëmendja është përqendruar te reparti i mbrojtjes, aty ku dhe synohet që të plotësohen boshllëqet e krijuara nga largimet e Kledis Hidës dhe Klevis Shaqes. Për të zëvendësuar dyshen, bëhet fjalë për Ditmar Bicajn dhe Franci Lalën, që sezonin e fundit e kanë mbyllur te Flamurtari dhe Korabi. I pari nuk ka luajtur kurrë me beratasit dhe mund të themi që do të ishte një “goditje”. Me eksperiencën që lezhjani ka, do t’i bënte vërtetë punës ekipit. Për të dytin do të ishte rikthim, ndërsa kujtojmë që tiranasi është aktivizuar me beratasit edhe në sezonin 2021-2022.

  • I ka përfunduar kontrata, Ismailaj po pret rinovimin me Tomorin: U qëndroj besnik beratasve

    I ka përfunduar kontrata, Ismailaj po pret rinovimin me Tomorin: U qëndroj besnik beratasve

    Lauren Ismailaj i shpall besnikërinë Tomorit. Edhe pse nuk i kanë munguar ofertat gjatë kësaj periudhe, është i vendosur që të mos ikë. Dëshiron që të qëndrojë në Berat edhe për një tjetër vit dhe për këtë e ka ndarë mendjen, ndonëse ofertat nuk i kanë munguar gjatë kësaj periudhe merkatoje.

    “Nuk dua t’i bëj as reklamë vetes, por ofertat nuk më kanë munguar. Pavarësisht kësaj, kam vendosur që të pres. Do të mbaj gjithçka ‘të ngrirë’ vetëm për një arsye shumë të thjeshtë, që lidhet me Tomorin. Kalova një sezon të shkëlqyer në Berat, dhe falë punës së bashku me të gjithë skuadrën, që kishte në përbërje futbollistë, të cilët u bëmë më pas shokë dhe miq shumë të mirë. Kam zgjedhur që t’u qëndroj besnik beratasve.

    I detyrohem shumë jo vetëm klubit, por në veçanti teknikut Klodian Arbëri. Ai që insistoi shumë për mua të isha pjesë e skuadrës, por po kaq edhe donatorit Gramoz Toto dhe presidentit Ervin Demo. Të cilët si mua, ashtu edhe shokëve të mi, na kanë dhënë mbështetje dhe respekt maksimal. Kështu që unë jam në pritje të zhvillimeve të reja, ku në rastin më të parë do të firmosja pa një hezitim për Tomorin”.