Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Tomori

  • Kategoria e Parë/ Humbja rezulton fatale, trajneri largohet nga drejtimi i skuadrës: Nuk kam më se çfarë të jap (FOTO)

    Kategoria e Parë/ Humbja rezulton fatale, trajneri largohet nga drejtimi i skuadrës: Nuk kam më se çfarë të jap (FOTO)

    Humbja rezulton fatale për Burrelin.Tomori ka gjetur fitoren e parë me trajnerin Iken Droboniku, pas shtatë humbjeve radhazi. Pas disfatës, trajneri i Burrelit Klevis Hima deklaroi dorëheqjen nga stoli i ekipit matjan. Edhe pse Tomori fitoi, beratasit  matematikisht janë të zbritur në Kategorinë e Dytë, pasi kur kanë mbetur 4 javë nga fundi, distanca me vendin e 10-të, që të dërgon në “play out” është 13 pikë.

    Humbjet e pësuara në tri javët e fundit e kanë vështirësuar pozicionin e Burrelit, ku me fitoren e djeshme të Besës kanë zbritur në vendin e nëntë, pozicion i cili të dërgon në fazën e ndeshjeve shtesë për të siguruar mbijetesën në të Parën.Tomori në minutën e 80-të kalon në avantazh me Hysollin. Vendësit e mbrojtën me fanatizëm golin deri fund, një sukses që ngeli vetëm për statistikë.

    Trajneri i Burrelit. Klevis Hima, pas ndeshjes është “dorëzuar” dhe për “Panorama Sport” u shpreh: “I uroj suksese Tomorit për fitoren. Do të flas me presidentin kur të kthehemi në Burrel. Unë nuk kam më çfarë t’i jap kësaj skuadre dhe këtu mbyllet gjithçka. Nuk kam çfarë të them tjetër”.

    LEXO MË SHUMË: Tomori drejt rënies nga Kategoria e Parë, klubi beratas largon 6 lojtarë me konsensus

  • Tomori drejt rënies nga Kategoria e Parë, klubi beratas largon 6 lojtarë me konsensus

    Tomori drejt rënies nga Kategoria e Parë, klubi beratas largon 6 lojtarë me konsensus

    Tomori është drejt rënies në Kategorinë e Dytë. Humbja e fundit me Besën konfirmoi të ardhmen e beratasve të cilët presin vetëm ‘grushtin e fundit’ për të zyrtarizuar rënien nga kategoria. Vetë trajneri Iken Droboniku konfirmon strategjinë e klubit që dëshiron të likuidojë detyrimet financiare e më pas të finalizojë largimet.

    LARGIMET NGA SKUADRA

    Në këtë mënyrë, klubi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe eksodi i lojtarëve ka nisur. Janë plot 6 të tillë që do të largohen pas muajit mars, shkruan shtypi i shkruar. Andrea Lila, Ergi Ajazi, Arbër Deliu, Jefferson, Miki Basha dhe Kapllan Xhabafti.  Kjo ndodh edhe për faktin  për t’i dhënë më shumë hapësirë aktivizimi dhe ambientimi futbollistëve të rinj vendas, të cilët pritet që të përbëjnë edhe shtyllën kryesore të Tomorit sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Dytë.

    Të gjashtë futbollistët kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit me klubin për likuidimin e pagës mujore për periudhën shkurt-mars dhe ndërprerjen e bashkëpunimit. Humbja e fundit ndaj Besës në kampionat nuk është përjetuar mirë te skuadra e Tomori. Në klubin beratas, shpresat për mbijetesë janë venitur pasi skuadra renditet në vendin e fundit në kuotën e 14 pikëve, 11 distanca larg nga zona e Play-Out-it.

    LEXO MË SHUMË: “Do luajmë me lojtarët e akademisë/ Administratori i Tomorit tregon arsyet e dështimit: Nuk bëmë aleanca

     

  • “Do luajmë me lojtarët e akademisë”/ Administratori i Tomorit tregon arsyet e dështimit: Nuk bëmë aleanca

    “Do luajmë me lojtarët e akademisë”/ Administratori i Tomorit tregon arsyet e dështimit: Nuk bëmë aleanca

    Humbja e fundit ndaj Besës në kampionat nuk është përjetuar mirë te skuadra e Tomorit. Në klubin beratas, shpresat për mbijetesë janë venitur pasi skuadra renditet në vendin e fundit në kuotën e 14 pikëve, 11 distanca larg nga zona e Play-Out-it. Administratori i Tomorit Ismet Ajazi ka folur për Panorama Sport në lidhje me këtë situatë dhe tregon se çfarë do të ndodhë me lojtarët që janë nën kontratë.

    FJALËT E ISMET AJAZI-t

    NDESHJA– Përkundrejt dëshirave tona si staf drejtues, por edhe të tifozërisë që na ka mbështetur fuqishëm, humbja e fundit me Besën thuajse na ka dhënë përfundimin, që Tomori nuk i shpëton dot rënies në Kategorinë e Dytë.

    KAMPIONATI- Kësisoj të ndërgjegjshëm për rënien një kategori më poshtë, kemi vendosur që në 6 javët e mbetura të kampionatit të mbështetemi tek elementi i ri dhe me perspektivë beratas. Kjo do të thotë se po projektojmë skuadrën e ardhshme në Kategorinë e Dytë, ku ka të tjera kushte për aktivizimin e futbollistëve.

    FLAMURTARI– Me Flamurtarin, veç pjesës aktuale të skuadrës me futbollistët beratas, do të jenë edhe të rinjtë e talentuar dhe me perspektivë që vijnë nga skuadra U-19 si Fjordi Mesiti, Gledio Kule, Xhejson Lajthia, Theodhor Buda, Sadi Hamzaj. Bëj me dije, se do të respektojmë deri në fund kontratat me futbollistët e huaj dhe ata ‘jabanxhinj’, por në rast se dikush prej tyre do të kërkoj zgjidhjen e kontratës me konsensus, ne do të japim mirëkuptimin tonë të plotë në çdo rast.

    LEXO MË SHUMË: Krizë që nuk ka fund për Tomorin, Korabi fiton “finalen” ndaj Lushnjes; rezultatet e tjera në Kategorinë e Parë

  • “Luftojmë deri në fund”, sulmuesi i Tomorit mesazh të qartë Flamurtarit; Me ndihmën e tifozëve ia dalim

    “Luftojmë deri në fund”, sulmuesi i Tomorit mesazh të qartë Flamurtarit; Me ndihmën e tifozëve ia dalim

    Ditën e dielë, Tomori do të sfidojë në shtëpi Flamurtarin, përballje e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë. Në Berat shpresojnë që kjo përballje të shkojë në favorin e tyre, për të shpresuar deri në fund për mbijetesë.

    Ndeshja me Flamurtarin pritet me shumë interes, gjë që është reflektuar edhe nga përgatitjet që ka zhvilluar skuadra gjatë kësaj jave, me shpresën për ta përballuar në mënyrë sa më dinjitoze kundërshtarin. Sulmuesi Aldrit Oshafi u shpreh se skuadra do të luftojë deri në fund.

    “Pavarësisht pozicionit të vështirë që kemi në renditje si dhe kalendarit që kemi përpara në fazën e tretë, ne nuk jemi të dorëzuar. Do të luftojmë deri në fund të mundësive që na jep matematika. Por, fillimisht na duhet që të fitojmë ndaj Flamurtarit, që është në këto momente po aq cilësor dhe që meriton elitën sa dhe dy skuadrat kryesuese.

    Në futboll nuk ka asgjë të pamundur, gjithnjë në rast se beson te suksesi edhe nëse përballë ke një kundërshtar me kualitete si Flamurtari. Besojmë si skuadër, se edhe me ndihmën e tifozërisë, do të luftojmë denjësisht për të marrë maksimumin dhe të mbajmë gjallë shpresat për mbijetesën”, u shpreh sulmuesi i Tomorit, Aldrit Oshafi.

  • Tomori bën goditjen e madhe në merkato, huazon futbollistin e Partizanit (FOTO)

    Tomori bën goditjen e madhe në merkato, huazon futbollistin e Partizanit (FOTO)

    Tomori gjen qendërmbrojtësin e shumëkërkuar. Kishin kohë që kërkonin një të tillë dhe më në fund ia kanë dalë. “Pazar” kanë bërë te Partizani, atje ku kanë marrë Shkamb Barutin. 20-vjeçari vjen në formë huazimi në Berat, atje ku do të gjejë hapësirën që i ka munguar në kryeqytet.

    Edhe pse vlerësohet si një futbollist me shumë perspektivë, drejtuesit kanë gjetur këtë zgjidhje. Kjo shihet si forma më e mirë, që lojtari të ketë mundësi të marrë minuta dhe mbi të gjitha, të rritet.

    Për beratasit, afrimi i kosovarit është cilësuar si një goditje e fortë dhe cilësore në këtë merkato dimri.

  • Tjetër largim te Tomori, sulmuesi kalon te skuadra tjetër e Kategorisë së Parë

    Tjetër largim te Tomori, sulmuesi kalon te skuadra tjetër e Kategorisë së Parë

    Jonathan Marcelino nuk është më një lojtar i Tomorit. Sulmuesi brazilian u largua nga klubi beratas pas një gjysëm sezoni në të cilin në 15 ndeshje realizoj një gol. Mësohet se 24-vjeçari është transferuar te Burreli me drejtuesit matjan, që kanë arritur akord total dhe se Jonathan shumë shpejt pritet të dal në stërvitje me ekipin e tij të ri.

    Tomori renditet në vendin e fundit në kuotën e 11 pikëve dhe rrezikon të bie në një kategori më poshtë.

  • Tomori “ndizet” në merkato, rikthen djalin e shtëpisë dhe një ish-lojtar të Vorës

    Tomori “ndizet” në merkato, rikthen djalin e shtëpisë dhe një ish-lojtar të Vorës

    Pas shumë largimeve, skuadra e Tomorit kërkon të përforcohet me elementët më cilësorë. Klubi beratas po lëviz me të gjitha mundësitë dhe mësohet se Aldrit Oshafi dhe Jeffersom Dede kanë arritur akord me klubin në fjalë.

    Oshafi rikthehet tek Tomori pas aventurës me Malishevën në Superligën Kosovare ndërsa Jeffersom vjen pas aventurës tek Vora. Të dy këta lojtarë do firmosin kontratën e tyre ditën e dielë dhe pritet të jenë një ndihmes për trajnerin Febron Ziu.

  • Në Berat vijon “hemoragjia” e largimeve, portieri Kristian Rroku nuk do të jetë më pjesë e skuadrës

    Në Berat vijon “hemoragjia” e largimeve, portieri Kristian Rroku nuk do të jetë më pjesë e skuadrës

    Tomori nuk po kalon një moment të mirë në kampionat. Beratasit renditen në vendin e fundit, dhe sikur të mos mjaftojë kjo gjë, një pjesë e madhe e titullarëve po largohen.

    Lajmet vazhdojnë të mos jenë pozitive për klubin, lojtari i fundit që është detyruar të largohet është portieri Kristian Rroku. 20-vjeçari i zhvilloi të gjitha ndeshjet në kampionat duke qenë një nga lojtarët më të spikatur. Për portierin menjëherë pas largimit ka patur oferta nga Kategoria e Parë dhe nga një klub i Superiores.

  • U largua 6 muaj më parë për te Besa, Tomori rikthen në Berat mesfushorin

    U largua 6 muaj më parë për te Besa, Tomori rikthen në Berat mesfushorin

    Arbër Deliu pritet të firmosë me skuadrën e Tomorit. Mesfushori nuk do të jetë më pjesë e Besës së Kavajas, duke ndërprerë bashkëpunimin me klubin kavajas. Kujtojmë që Deliu rikthehet në Berat pas vetëm 6 muajsh.

    Në këtë sezon mesfushori ishte një ndër më të mirët në ekipin kavajas ku në 15 ndeshje arriti të gjej rrugën e rrjetës dy herë.

  • Tomori nis të lëvizë në merkaton e janarit, dy sulmues dhe një mesfushor firmosin për beratasit

    Tomori nis të lëvizë në merkaton e janarit, dy sulmues dhe një mesfushor firmosin për beratasit

    Pas disa largimeve me peshë, drejtuesit e Tomorit kanë lëvizur në merkato për të përforcuar skuadrën dhe të mbushur boshllëqet e lëna bosh. Orët e fundit, Tomori ka firmosur me Andrea Lilën,Xhoi Hajderaj dhe Frank Obando.

    Andrea Lila i cili luan në pozicionin e sulmuesit të krahut vjen në Berat nga ekipi i Besës,Xhoi Hajderaj i cili luan si mesfushor vjen nga Kukësi U-21 ndërsa sulmuesi ekuadorian Frank Obando vjen nga ekipi i Tërbunit në Kategorinë e Dytë.