Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: terrorist

  • Sulmi terrorist në Vjenë/ Konfirmohen katër viktima, shkollat sot nuk hapen, ushtria merr…

    Sulmi terrorist në Vjenë/ Konfirmohen katër viktima, shkollat sot nuk hapen, ushtria merr…

    Policia austriake po kërkon për të paktën një të dyshuar pas një sulmi të shumëfishtë me armë në kryeqytetin, Vjenë, që la katër persona të vrarë.

    Shtatëmbëdhjetë njerëz të tjerë janë plagosur – disa rëndë – pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, në qendër të qytetit të hënën në mbrëmje.

    Një sulmues u qëllua për vdekje nga policia, thanë zyrtarët, dhe një u arrestua, transmeton BBC.

    Ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, e përshkroi sulmuesin e vrarë nga policia si një “terrorist islamik”.

    Viktimat janë dy gra dhe dy burra. Njëra nga gratë thuhet se ishte kameriere. Gruaja e dytë vdiq nga plagët e saj në spital, thanë raportet.

    Viktimat ishin në një zonë të qendrës së qytetit të mbushur me njerëz në bare dhe restorante, afër sinagogës qendrore të Vjenës, por nuk është ende e qartë nëse ajo ishte shënjestra e sulmit.

    Shtatë nga të plagosurit kanë plagë të rrezikshme për jetën, raportojnë mediat austriake.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, ministri Nehammer tha se personi i armatosur rëndë, i vrarë nga policia, ishte një mbështetës i Shtetit Islamik (IS) dhe se shtëpia e tij ishte kontrolluar ku është sekuestruar video-material. Policia tha se ai kishte veshur një rrip shpërthyes të rremë.

    Më parë, Nehammer tha se të paktën një sulmues “i armatosur rëndë dhe i rrezikshëm” besohej të ishte akoma i lirë. Zyrtarët u cituan të thoshin se mund të kishin qenë deri në katër sulmues. Ministri i brendshëm i nxiti njerëzit të shmangnin Vjenën qendrore dhe u tha prindërve të mbanin fëmijët e tyre në shtëpi të martën.

    Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist”.

    Edhe mbrëmë kancelari austriak Sebastian Kurz vazhdoi një “traditë” për të cilën është kritikuar disa herë: Kurz iu drejtua opinionit me “të dashur austriakë, të dashura austriake”, duke e bërë një vijë ndarëse mes “vendorëve” dhe “të ardhurve”.

    1000 policë u angazhuan në operacionin per ndjekjen e te dyshuarve. Mbrojtjen e objekteve të rëndësishme në Vjenë e mori ushtria.

  • FOTO+VIDEO/ Franca në “flakët” e terrorizmit, 4 të vrarë, gruas i pritet koka në kishë në Nicë, një agresor vritet nga Policia në Avignon, sulm edhe në Arabinë Saudite, roja masakrohet nga një person

    FOTO+VIDEO/ Franca në “flakët” e terrorizmit, 4 të vrarë, gruas i pritet koka në kishë në Nicë, një agresor vritet nga Policia në Avignon, sulm edhe në Arabinë Saudite, roja masakrohet nga një person

    Tre sulme terroriste. Masakrohen tre persona në Katedralen e Nicës. Një burrë dhe dy gra gjetën vdekjen teksa një person me një thikë hyri brenda kishës dhe nisi të qëllonte me radhë të pranishmit, duke lënë edhe disa të plagosur. Dy orë më vonë, në Avignon, një person tenton të sulmojë policinë dhe kalimtarët. Situata, e njëjtë edhe në Arabinë Saudite. Roja vritet me thikë nga një person, që tashmë u arrestua.

    Franca është goditur nga tri sulme terroriste këtë të enjte, në një valë agresioni e nisur disa javë më parë dhe që ende nuk po shuhet. Sulmi i parë ndodhi në Nice, ndërsa disa orë më pas në Avingon, ku një person u qëllua për vdekje nga Policia, ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur në Konsullatën Franceze në Arabinë Saudite, ku roja i konsullatës është masakruar me thikë.

    Sulmi i parë ndodhi në orën 09:00 në bazilikën Nodre Dame në Nice, që është edhe kisha më e madhe katolike e vendit, ku një person me një thikë, iu turr turmës që ndodhej brenda Kishës. Ai vrau tre persona, një burrë dhe dy gra, njërës prej tyre i preu kokën në shenjë të aktit makabër. Menjëherë pas sulmit ai u ndalua nga Policia, dhe u arrestua, ndërsa presidenti Emmanuel Macron u nis menjëherë drejt Nice, për të takuar kryeministrin Jean Castex dhe hetuesit.

    Kryetari i bashkisë së qytetit, Christian Estrosi, ka bërë njբ deklaratë në Twitter: ‘Unë jam me policinë që arrestoi autorin e sulmit. Unë konfirmoj se gjithçka sugjeron një sulm terrorist në Bazilikën e Notre-Dame de Nice.’

    Sulmi i dytë ndodhi rreth dy orë më pas në qytetin e Avignon, rreth 120 milje më larg, ku Policia Franceze qëlloi për vdekje një person, i cili tentoi të vriste policët dhe kalimtarët me një thikë teksa bërtiste “Allahu Akbar”. Policët e ekzekutuan menjëherë personin, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

    Ndërsa sulmi i tretë ndodhi në Arabinë Saudite ku roja i konsullatës franceze u masakrua me thikë, disa orë pas sulmit të ngjashëm me atë të ndodhur në katedralen e Nicës. Agresori u arrestua, pasi ka goditur me thikë rojen në Jeddah.

    Por pse është Franca sot në flakë?

    Në vend ka nisur një tërbim kundër presidentit Emmanuel Macron, pasi ky i fundit mbrojti karikaturat satirike me objekt profetin Muhamed, të cilat u nxorrën në një klasë nga një mësues, të cilit më vonë iu pre koka nga një nga nxënësit e tij, 18 vjeç. Karikaturat e Profetit Muhamed u vendosën nga Macron në të gjitha ndërtesat qeveritare, bashkë me karikaturat e Jezu Krishtit dhe figurave të religjioneve të tjera. Deklaratat e presidentit francez se “islami është në krizë dhe duhet të reformohet”, sakaq kanë sjellë një tjëtër përplasje të fortë. Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, tha se Macron duhet të kurohet pasi është i ‘çmendur’. Kaq mjaftoi që “Charlie Hebdo” të realizonte karikaturat ku në fokus ishte Erdogan, teksa kryente veprime të turpshme me një grua myslimane. Sot, Franca është në “flakë”.