Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Svetlana Timofeeva

  • U arrestua për sulmin në uzinën e Gramshit/ Timofeeva kërkon azil politik, spiunia ruse i kërkon Shqipërisë ta mbrojë nga Putin

    U arrestua për sulmin në uzinën e Gramshit/ Timofeeva kërkon azil politik, spiunia ruse i kërkon Shqipërisë ta mbrojë nga Putin

    Pas shtatë muajsh në paraburgim për çështje spiunazhi në Shqipëri, Svetlana Timofeeva kërkon ndihmë shqiptare për azil politik, me arsyetimin se nëse  esktradohet në Rusi , atje do t’i rrezikohet jeta nga persekutimi.

    Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit,  shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë  haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit.

    Timofeva, Zorin dhe Alatov po përballen me gjykatat shqiptare për  dyshimet e spiunazhit. Ata u kapën në flagrancë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh duke fotografuar. Ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën mjaft matëriale të tjera të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike.

  • U arrestua në uzinën e Gramshit, zbulohet çfarë ka ndodhur me spiunen ruse: “Kupton dhe flet shqip”

    U arrestua në uzinën e Gramshit, zbulohet çfarë ka ndodhur me spiunen ruse: “Kupton dhe flet shqip”

    Shtetasja ruse Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në uzinën e Gramshit, ndodhet e izoluar në një dhomë të veçantë në burgun e grave në IEVP Ali Demi (325). E reja dyshohet si spiune ruse dhe qëndron në qeli me siguri të veçantë.

    Sipas News24, Svetlana Timofeeva kupton dhe shprehet edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gjatë qëndrimit në burg ka pasur dy takime me përfaqësues të ambasadës ruse dhe ka pasur të drejtë të bëjë 4 komunikime me Skype.

    Timofeeva u arrestua më 20 gusht dhe qëndroi në spitalin e burgut, pasi sipas mbrojtjes së saj, kishte probleme shëndetësore, si çrregullime të ankthit.

    33-vjeçarja qëndroi 3 muaj në spitalin e burgut ku ruhej nga një grup sigurie. Por një muaj më parë, u transferua në qeli.

    Prokuroria e Elbasanit ka ngritur tre akuza për 2 shtetasit rus dhe ukrainasin që hynë në uzinën e Gramshit dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

    Ata akuzohen për, “sigurimi dhe dhënia e informacioneve ushtarake një shteti të huaj me qëllim cenimin e pavarësisë”, “goditje për shkak të detyrës dhe mbajtje e armëve të ftohta pasi mbajtja e neuropalizuesve profesionale futet tek armët e ftohta”, si dhe “Mbajtja, blerja apo shitja në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, e armëve të ftohta.”