Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Suhareka

  • Nazmi Gripshi transferohet te rivalët e Ballkanit, sulmuesi “tradhton” Ilir Dajën

    Nazmi Gripshi transferohet te rivalët e Ballkanit, sulmuesi “tradhton” Ilir Dajën

    Nazmi Gripshi do të jetë lojtari më i ri i Suharekës. Ky transferim i bujshëm është raportuar nga mediet lokale në Kosovë.

    Mesfushori la Ballkanin, ndërsa do të mbetet sërish në Suharekë. Kujtojmë se klubi i Suharekës siguroi ngjitjen në Superligë për sezonin e ardhshëm.

    Gripshi ishte pjesë e Ballkanit prej vitit 2020. Aty shkruajti historinë bashkë me pjesën tjetër të klubit ku u fituan 3 tituj kampion dhe 2 herë pjesëmarrje në Conference League.

    Sezonin e fundit kishte si trajner Ilir Dajën. Në të ardhshmin do të ketë sërish një njohës të mirë të futbollit shqiptar, pikërisht Shpëtim Duron.

  • E FUNDIT/ Shpëtim Duro zgjedh të ardhmen e tij, firmos me klubin që u ngjit në Superligë

    E FUNDIT/ Shpëtim Duro zgjedh të ardhmen e tij, firmos me klubin që u ngjit në Superligë

    Shpëtim Duro pritet të vazhdojë karrierën si trajner sërish jashtë kampionatit shqiptar. Trajneri kryeqytetas, pasi u largua nga Struga dy javë para se të shpallej kampion skuadra që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut, ka marrë një ofertë joshëse nga FC Suhareka. Skuadra kosovare sapo është ngjitur në Superligë dhe kërkon të formojë një skuadër pretendente për sezonin e ri.

    Duro do të udhëtojë nesër drejt Kosovës për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e FC Suharekës. Në ditët e fundit është përfolur edhe Tirana si një opsion për Duron, por vetë trajneri e ka hedhur poshtë si pistë në një prononcim për gazetën.