Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Strategji

  • 8 strategji për të bërë atë që doni dhe për të dashur atë që bëni

    8 strategji për të bërë atë që doni dhe për të dashur atë që bëni

    Shumë pronarë të suksesshëm biznesesh ndihen mjerisht të paplotësuar. Ja se si t’a shmangni këtë zhgënjim.

    Si një udhëheqës për sipërmarrësit e rinj dhe pronarët e bizneseve, vërehet se shumë prej tyre nuk e shoqërojnë më shumë përmbushje dhe kënaqësi me më shumë para, pushtet dhe sukses. 

    Mesa duket përmbushja për këta sipërmarrës të rinj ka të bëjë me të ndryshuarit e botës dhe trashëgiminë. Në fakt, klientët e sotëm duken gjithashtu më të tërhequr nga kompanitë me qëllim më të lartë sesa fitim.

    Megjithatë, pavarsisht nëse e shihni përmbushjen personale si më shumë sukses në biznes apo të bërit e botës një vend më të mirë, ekzistojnë disa strategji të zakonshme për t’a arritur këtë.

    Këto janë disa strategji kryesore nga drejtuesit më të kënaqur të bizneseve:

    1. Krijoni planin tuaj për të arritur aty ku dëshironi.

    Mos prisni që plani dhe prioritetet e dikujt tjetër të funksionojnë për ju. Nëse nuk keni asnjë plan, me siguri nuk do t’ia arrini ose nuk do të jeni në gjendje të vlerësoni progresin tuaj gjatë rrugës. Për pjesën më të madhe të njerëzve, një jetë e përmbushur nënkupton të ndjekësh vazhdimisht dhe të angazhohesh masivisht në arritjen e qëllimeve të tua.

    1. Mos prisni të ndodhë një krizë për të vendosur çfarë është e rëndësishme.

    Jo vetëm është e dhimbshme kjo qasje, por është e vështirë të mendosh drejt kur ndodhesh poshtë. Përpara se të filloni biznesin tuaj, mendoni gjatë për vizionin tuaj të përmbushjes dhe shkruajeni në letër. Kini parasysh se asnjëherë nuk do të mund të kontrolloni momentin dhe periudhën e saktë dhe listoni kostot dhe rreziqet kryesore.

    1. Vlerësoni pozicionin dhe avancimin tuaj në mënyrë të vazhdueshme.

    Ne të gjithë mësojmë nga veprimet dhe gabimet tona si dhe ndryshimet që ndodhin në botë ditë pas dite. Pivotët janë pjesë normale e çdo biznesi dhe ato duhet të jenë pjesë e udhëtimit tuaj drejt përmbushjes. Nëse nuk mbani inventarë se ku ndodheni, nuk do të jeni në gjendje të përmirësoni rrugën tuaj.

    1. Mblidhni një ekip mbështetës, plotësues për t’ju ndihmuar. 

    Njerëzit nuk mund të kenë sukses e as mund të mbijetojnë në biznes si “rojtarë” të vetëm. Aq më pak munden të kenë sukses, të rrethuar nga persona që thonë po për çdo gjë apo “ndihmues” në vend të ndihmës. Ne të gjithë kemi pika të dobëta, prandaj na duhen marrëdhënie të shëndetshme me njerëz, të cilët kanë aftësi dhe njohuri plotësuese, por të ndryshme nga tonat.

    1. Sulmoni në mënyrë proaktive barrierat e përmbushjes një nga një.

    Shumë njerëz i shohin barrierat e përmbushjes së tyre dhe në vend që të përballen me to drejtpërsëdrejti, presin me shpresën se ato do të ikin si me magji. Në këtë aspekt ju nuk mund t’i zvarrisni gjërat, të ktheni kokën në anën tjetër apo të shpresoni se gjërat do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Vendosni dhe veproni për të eleminuar çdo barrierë drej përmbushjes. 

    1. Shtyjeni veten përtej zonës suaj të komfortit.

    Të qëndruarit në zonën e komfortit asnjëherë nuk do t’ju japë ndjenjën e arritjes dhe përmbushjes dhe në fund do të bëhet e mërzitshme. Çdo biznes do t’ju ofrojë shumë mundësi në këtë aspekt, duke përfshirë përsosjen e aftësive tuaja të komunikimit, modele të reja të biznesit dhe klientë emocionues. 

    Për shembull, Jeff Bezos i atribuon një pjesë të madhe kënaqësisë në punë dhe suksesit të tij tek Amazon, strategjisë së tij për t’u përkushtuar shpesh në projekte të reja të propozuara nga ekipe të brendshme të besueshme, pavarsisht se zona e tij e komfortit nuk pajtohet me këtë. Ai e shijon të mësuarin nga rreziqet e përllogaritura.

    1. Udhëhiq të tjerët për të ndarë ato që ke mësuar.

    Një nga çelësat e përmbushjes time ka qenë trajnimi, udhëzimi dhe kalimi i asaj që kam mësuar gjatë rrugës. Kjo mund të përfshijë transferimin e kohës, parave dhe aftësive. Të ndihmuarit të tjerët ka qartësuar mendimin tim dhe ka forcuar pikëpamjen time për atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetën dhe biznesin tim.

    1. Festoni çdo hap përpara në rrugën tuaj.

    Vetëpërmbushja është një udhëtim, jo një destinacion. Është e rëndësishme të shpërblesh dhe njohësh veten edhe në hapat e vegjël gjatë rrugës.

    Kjo mund të bëhet edhe duke marrë pak kohë pushim për atë udhëtimin e veçantë, ose duke kaluar një ditë duke e shpërblyer veten me gjëra qefi kur arrini një moment historik, siç është fitimi i parë.

    Nëse flet me mua si këshilltar, dëshmia më e mirë që mund të siguroni në rrugën drejt vetë-përmbushjes është të siguroheni se ju po bëni atë që doni dhe e doni atë që bëni. Shumë rrallë dëgjoj sipërmarrës që thonë se nuk mund ta besojnë se po paguhen për “punën” që bëjnë.

    Edhe ju mund të vërtetoni se përmbushja mund të çojë në sukses, por suksesi jo domosdoshmërisht çon në përmbushje.

    Burimi: businessmag.al

  • Eksperti i Shëndetësisë, Gazment Koduzi: Qeveria pa strategji për COVID 19, e fundit në rajon për testimet

    Eksperti i Shëndetësisë, Gazment Koduzi: Qeveria pa strategji për COVID 19, e fundit në rajon për testimet

    Eksperti i Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi përmes një statusi në Facebook thotë se qeveria shqiptare nuk ka strategji për të përballuar COVID 19. Sipas tij, Shqipëria mbetet e fundit në rajon për numrin e testimeve.

    STATUSI I PLOTË
    Nga “Qeveria më e mirë” te “populli më i keq” në botë
    Në fillim të epidemisë së covid-19, Qeveria vuri në zbatim masën më të lehtë për atë, dhe më të vështirën për qytetarët, izolimin. Kjo masë u pranua dhe u zbatua nga qytetarët, por nuk u pasua nga qeveria me masa të tjera për kontrollin e situatës. Kështu, qeveria nuk prokuroi testime dhe tampon, por u mbështet në donacione. Nuk pajisi në kohë personelin mjeksor me masa mbrojtëse personale, dhe nuk përgatiti infrastrukturën shëndetësore për përballimin e nevojave. Respiratorët dhe masat mbrojtëse personale u prokuruan në kulmin e epidemisë (në fund të Marsit 2020). Nisur nga masat ekstreme, konfuze, por edhe të zgjatura në kohë, qeveria shqiptare shpalli fitoren, duke thënë që është qeveria më e suksesshme në botë. Por me hapjen gjatë muajit maj, dolën në pah problemet dhe dobësitë e sistemit tonë shëndetësor. Qeveria nuk përgatiti sistemin për përballimin e sfidave të hapjes. Sipas analizës së sistemeve shëndetësore, “Indeksi I sigurisë Shëndetësore Globale 2019”, Shqipëria performon shumë dobët në të 6 elementët e vlerësimit, por më dobët është në “praktikat e mbajtjes nën kontroll të infeksionit dhe gatishmëria e pajisjeve”. Pikërisht, me hapjen dhe kthimin në normalitet të shërbimeve shëndetësore, spitalet dhe sidomos QSUT u kthye në vatër të shpërndarjes së infeksionit. Mungesa e protokolleve për parandalimin e infeksioneve spitalore, testimin e personelit mjeksor, pacientëve që shtrohen dhe dalin nga spitali, ka bërë që kurba e rasteve aktive në Shqipëri të jetë sikur po hyjmë në kulmin e epidemisë. Për këtë shpërthim qeveria ja vuri fajin popullit! Nga ana tjetër, qeveria nuk kishte asnjë strategji për mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit, sidomos përmes trinomit Testim – Ndjekje e rasteve – trajtim. Shqipëria ka kryer numrin më të vogël të testimeve në rajon, vetëm 8549 testime për milion banorë, disa herë më pak se fqinjët e tjerë. Nëse nuk kryhen mjaftueshëm testime, nuk mund të kapësh rastet e infektuara si pasojë nuk kryen dot as ndjekjen e rasteve. Pikerisht, mungesa e një strategjie të saktë, mungesa e besueshmërisë te shifrat e dhëna nga qeveria, ju hoqi shqiptarëve të drejtën e lëvizjes së lirë në Europë, të fituar me aq mund në v.2010. Qeveria duhet t’u japë llogari shqipatërëve cfarë strategjie ka dhe cilat janë masat që do të marrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të covid-19.