Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Sadiku

  • EKSKLUZIVE/ Prapaskena me Armando SADIKUN, pas dy ndeshjeve me Kombëtaren sulmuesi pritet të firmosë me klubin shqiptar

    EKSKLUZIVE/ Prapaskena me Armando SADIKUN, pas dy ndeshjeve me Kombëtaren sulmuesi pritet të firmosë me klubin shqiptar

    Armando Sadiku është rikthyer në Kombëtare pas gati 3 vitesh mungesë. Sulmuesi është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për dy sfidat e muajit qershor që kuqezinjtë do të luajnë ndaj Moldavisë më 17 qershor në “Air Albania” dhe 3 ditë më vonë ndaj Ishujve Faroe në transfetë.

    Pasi mbylli marrëveshjen me Cartagenan në Spanjë, sulmuesi elbasanas për momentin është pa skuadër dhe sipas informacioneve nga redaksia e Klikoje Sport, mësohet se te klubi i Partizanit janë interesuar që Sadiku të jetë pjesë e Kombëtares, dhe pas përfundimit të dy takimeve, sulmuesi pritet të firmosë me Partizanin.

    Një lajm i bujshëm dhe nëse ardhja e Sadikut do të konkretizohej, atëherë goleadori do të ishte një lojtar i vlefshëm për fazën e Champions League-s dhe të Superligës shqiptare.