Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: perputhen

  • Përputhen/ Alvisa dhe Bashkimi u ndanë? Vjen reagimi i menjëhershëm i Hysenit

    Përputhen/ Alvisa dhe Bashkimi u ndanë? Vjen reagimi i menjëhershëm i Hysenit

    Vetëm pak minuta më parë, nëpërmjet një InstaStory, Bashkimi ka bërë publike ndarjen me Alvisën.

    Ai nuk ka dhënë detaje, por ka shkruar se gjërat nuk kanë ecur dhe se pavarësisht të gjithave gëzon respekt për Alvisën.

    Kjo e fundit nuk ka bërë ende asnjë reagim, por nuk ka munguar reagimi i menjëhershëm i ish të dashurit të saj, Hysenit ose i njohur ndryshe Bushi.

    “Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë”, shkruan ai.

  • “Më bënë t’i thërras mendjes”/ Ja çfarë i thanë prindërit Alesjas për sjelljen ndaj Albit

    “Më bënë t’i thërras mendjes”/ Ja çfarë i thanë prindërit Alesjas për sjelljen ndaj Albit

    Alesja i kërkoi falje Albit për sjelljen e saj, kur i tha se po i ushtron presion pas momentin që u deklarua për të.

    Alesja tha se ndikoi pasiguria, pasi deklarata e Albit ishte shumë e shpejtë dhe mendonte se nuk ishte e sinqertë.

    Këtë herë ata zhvilluan një takim sqarues. Konkurrentja i tha Albit se reagimet gjithë tension ndaj tij, kanë qenë për shkak se ai i ka folur në momentet e gabuara: “Kam qenë në nerva e sipër, nuk mund të vish pikërisht në atë moment dhe të më thuash çfarë ke”.

    Albi donte të dinte si e kanë parë situatën familjarët e Alesjas.

    “Më mbështetën, më thanë që të qetësoja dhe e mbështesnin shumë Albin, e besonin shumë deklaratën e tij. Më bënë të reflektoj”, tha ajo.

    Nga ana tjetër, Albi tha se familja e kishte kritikuar për vendimin që mori, për të qëndruar sërish në program.

    “Kam pasur debat shumë të fortë me familje, kur vendosa të qëndroj në program. Duke parë reagimet që Alesja kishte bërë ndaj meje, edhe pse u mundova ta shpjegoja. Megjithatë, herët a vonë ata gjithnjë i kanë pranuar zgjedhjet dhe vendimet e mia”.

    “Më vjen shumë keq për mënyrën si jam shprehur. I kërkoj shumë ndjesë, por thjesht më kuptoni. Kemi nevojë për kohë që të njohim njëri-tjetrin”, tha Alesja.

    Ndërkohë, Albi nuk përjashtoi mundësinë se “i kanë marrë mësysh”, pasi siç tha, çdo gjë nisi shumë mirë dhe ngeci në një moment.

  • Tashmë e njohim si opinionist! Do të habiteni se si dukej Arjan Konomi para më shumë se 20 vitesh

    Tashmë e njohim si opinionist! Do të habiteni se si dukej Arjan Konomi para më shumë se 20 vitesh

    Arjan Konomi tashmë njihet pothuajse nga të gjithë si opinionist në reality-show. Fillimisht ne e kemi parë në disa edicione të “Big Brother Albania” për të arritur më pas kulmin me fenomenin “Për’puthen”.

    Arjani ka ndryshim nga viti, në vit, madje me hapjen e sezonit të programit flokët e tij morën më shumë vëmendje sesa vetë konkurrentët, por si dukej Arjani para 20 viteve?

    Mund ta themi se që në atë kohë ish-analisti gjeopolitik ka qenë modern dhe ‘avangard’.

    Pavarësisht se është opinonist zyrtar në “Për’puthen” kjo nuk e ka ndaluar Arjanin të komentoi dhe një nga temat më të nxehta të “Big Brother VIP”, që përfshin kolegen e tij Bora Zemanin si edhe Donald Veshajn e Beatriksin.

    “Mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot, të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë,apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan. E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan…Këta njerëzit janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është i vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë.” ,- është shprehur ai kur ziente situata e trekëndëshit.

  • Ana Lleshi rikthehet në “Për’puthen” e veshur si doktoreshë!

    Ana Lleshi rikthehet në “Për’puthen” e veshur si doktoreshë!

    Autorja e programit Olsa Muhameti, na tregoi se “Për’puthen” do të ndryshojë tërësisht. Ajo lajmëroi se do të ketë hyrje të reja por edhe rikthime në program të disa prej protagonistëve të sezonit të kaluar të cilët janë ende beqarë.

    Mes tyre, Mevlan Shaba dhe Ana Lleshi. Kjo e fundit, u rikthye puntatën e djeshme në program, ku ndryshe nga çdo herë nuk u transmetua asnjë takim mes protagonistëve.

    Ana u fut në studio, me veshjen e një doktoreshe, si për të ironizuar largimin e saj nga sezoni i kaluar, pasi Arjoni nxorri fotot me të në shtëpinë e tij, me justifikimin se ajo i kishte çuar ilaçe sepse ishte sëmurë.

    Ajo nisi ngacmimet për djemtë që në hyrje, duke i “ekzaminuar” disa prej tyre. Brunos i dha fletore për të shkruar të mirat e këqijat e saj, meqë ai “mban me laps e letër” gabimet e saj.

    Po ashtu, ajo nuk i kurseu batutat për Erionin, Aldisin dhe Samiun. Ndër të tjera, Ana tregoi se këtë herë nuk e kishte aprovimin e familjes, madje nëna e saj ishte shtruar në spital, në gjendje shumë të keqe shëndetësore. Ajo tregoi se e ka të qartë djalin që do të marrë, ndonëse nuk e zbuloi emrin.

  • Mikela ndalohet nga policia në Kosovë/ Flet për pamjet ku u kap “mat” me…

    Mikela ndalohet nga policia në Kosovë/ Flet për pamjet ku u kap “mat” me…

    Në rrjet kanë qarkulluar disa pamje ku duket se Mikela është tepër e afërt me Erjonin.

    Këtë e ka sqaruar në puntatën e ditës së sotme duke treguar se ishte ndaluar nga policia e Kosovës për një dokument dhe Erjoni e ka ndihmuar. Pas kësaj i ka bërë shoqëri teksa Mikela po priste që një mikeshë të shkonte ta merrte.

    Mikela: Jemi në doganë të Kosovës. Jam në një procedurë për dhëmbët atje. Kur u ktheva, për shkak të gripit më hapën goxha probleme në doganë. Duke qenë se nuk i njihja, telefonova Erjonin sepse është nga Prizreni dhe më ndihmoi për një dokumentacion që më duhej në doganë dhe nuk po më linin që të kaloja se duhet të bëja karantinë në Shqipëri.

    Ndërkohë po prisja një shoqen time që të vinte të më merrte dhe Erjoni më shoqëroi sa ishim aty që të mos rrija vetëm. Ishin shumë njerëz dhe po rrinim tek pjesa ku rrinë policët që të mos ishim në turmën e njerëzve. Deri diku, me Erjonin i kemi shuar zënkat tona. Nuk është se i kemi diskutuar të gjitha gjërat, por menduam se gjërat për të cilat janë shumë të vogla për rëndësinë që kemi për njëri-tjetrin.

    Erjoni: Ndërkohë që po prisnim, ka ndodhur një afrimitet. Për punën e mosmarrëveshje, kemi mospërputhje karakteri që na çon në debate të tjera. Ndodhën disa gjëra që na bënë të qeshnim se pritëm rreth 1 orë.

  • “Sa lekë more dje për këto që po thua, kam fakte…”/ Alvisa shpërthen keq ndaj Arjan Konomit

    “Sa lekë more dje për këto që po thua, kam fakte…”/ Alvisa shpërthen keq ndaj Arjan Konomit

    Dje në “Për’puthen” po diskutohej se përse Alvisa dhe Bashkimi nuk kanë shkëmbyer puthje. Arjani tha se Bashkimi nuk e ka puthur Alvisën, sepse nuk ja ndjen, pasi ka shumë pikëpyetje në lidhje me të.

    Arjani: Bashkimi ka pikëpyetje që do ta shoqërojnë deri në ditën e dasmës, e s’ka për tu bindur kurrë, sepse Alvisa është një mjeshtre e manipulimit. Ajo është një ‘mitomane’, beson edhe gënjeshtrën e vet.

    Alvisa njeriu që ka gënjyer më shumë në këtë emision, me produksion, me njerëz të tjerë, me mua, me Bashkimin, me Borën, familjen e saj, është ajo që akuzon të tjerët për gënjeshtar. 

    Alvisa: Familjen time mos e përfshi fare në emision, se jam Alvisa dhe nuk është familja ime. Familja ime është bërë 1 lekë nga fjalët që më ke thënë. Ofendimin nuk e kam në edukatë.

    Arjani: Po po, se ti s’ke bërë asgjë, vetëm ne të kemi rënë më qafë. 

    Alvisa: Ti nuk ke kërkuar as falje asgjë, mirë mua, po as familjes time. Përballu me mua. Të kam përmendur gjë mamanë dhe babain tënd? Sa lekë ke marrë dje për këto që po thua sot, nga ai shoku jot. 

    Arjani: Mos fillo nga këto akuza.

    Alvisa: Do ftohem në 1000 vende dhe do t’i plas gjërat me fakte se dhe unë kam gojë.

    Arjani: Aman mi, se edhe radhën e kaluar the shitesh për një drekë, na ftojnë gjithë ata personazhe të Shqipërisë, ngela unë për një drekë.

  • Deklarata e Brunos e acaron keq Efin/ Ja çfarë i tha ai në takim

    Deklarata e Brunos e acaron keq Efin/ Ja çfarë i tha ai në takim

    Dje në puntatën e “Për’puthen” u transmetua takimi i Brunos dhe Efit.

    Që në hyrje të takimit, Bruno i ofron asaj të shkojnë në shtëpinë e tij.

    Ai shprehet se e ndjen shumë afër Efin dhe ka një pëlqim të madh për të, ndërsa të njëjtën gjë thotë edhe kjo e fundit, megjithëse pohoi dhe pëlqim tjetër për dikë tjetër

    Pas kësaj dhe Bruno i thotë: “Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty”.

    Mesa duket kjo gjë e acaroi së tepërmi konkurrenten!

    Pjesë nga biseda:

    Bruno: Nga do vemë do shkojmë në shtëpi?

    Efi: Ske qef ti të më marrësh në shtëpi. Pëlqimi është ndjenjë, çfarë të bën ty të shkosh në marrëdhënie seksuale me një femër?

    Bruno: Më ngrihet humori…

    Efi: Jemi shumë larg atij drejtimi, por gjithsesi më bëhet qefi që mendon kështu. Më pëlqen ti në tërësi, edhe fiziku jot, është gjëja e parë, ndërsa pëlqimi im i parë ishe ti, por nuk je i vetmi.

    Bruno: : Edhe unë kam dikë tjetër në mendje kur jam me ty.

    Efi: Po më acaron…thuaje po pati pëlqim ta dimë. Jemi në një pikë të njëjtë, apo erdhi goca e re edhe ke tjetër pëlqim edhe për të!

  • U bë pjesë e programit me fytyrë të fshehur! Zbulohen fotografitë e vajzës nga Librazhdi

    U bë pjesë e programit me fytyrë të fshehur! Zbulohen fotografitë e vajzës nga Librazhdi

    Prime-n e fundit të “Për’puthen” u bënë dy hyrje të reja.

    Njëra ishte Ana Gjini, ndërsa tjetra u prezantua vetëm nga zëri pasi iu fsheh fytyra.

    Ajo realizoi një takim me Erionin duke zbuluar detaje nga vetja por jo identitetin.

    “Unë e kam fokusin tek ti. Ti je pëlqimi më i madh”, i tha ajo Erjonit.

    Por kur ky i tha se Mikela ka bërë shumë për mua dhe ajo është në mes, vajza nga Librazhdi tha se:

    “Do ta shohim, por unë jetoj për dashurinë. Dashuroj lehtë”, u shpreh ajo.

    U tha se ditën e sotme vajza do të bëhet pjesë e studios dhe do të zbulohet si duket por ndjekësit nuk presin aq shumë.

    Në rrjet tashmë po qarkullojnë fotografi të 21-vjeçares, e cila quhet Alesja Hoxha.

  • Bora Zemani bën një koment epik për vlonjatët gjatë emisionit!

    Bora Zemani bën një koment epik për vlonjatët gjatë emisionit!

    Bora Zemani është një grua shumë e zënë me moderimin e një prej formateve më gjigante të televizionit, “Për’puthen”.

    Në puntatën e fundit, Alvisa e merr Bashkimin në një takim në qytetin e saj të lindjes, Vlorës.

    Ndonëse takimi shkoi shumë mirë, ishte një detaj i vogël që i kishte penguar Bashkimit. Ai mori jo pak komente aspak pozitive nga vlonjatët.

    “Meshkujt vlonjatë janë një çik si të egër dhe mbahen si të fortë. I kanë thënë jo fjalë të mira. E shikonin edhe shtrembët”, tha Alvisa në lidhje me eksperiencën e Bashkimit me qytetarët.

    Dini edhe ndonjë vlonjat tjetër të famshëm? Pikërisht, Donald Veshaj!

    Pas deklaratës së Alvisës erdhi edhe ndërhyrja e Borës në lidhje me vlonjatët.

    “Do mësohesh, do mësohesh se nuk e kanë me të keq”, ia priti moderatorja teksa të gjithë shpërthyen në të qeshura.

  • Përputhen drejt dështimit! Një tjetër vajzë del nga emisioni: “Nuk isha gati me shit fytyrën”

    Përputhen drejt dështimit! Një tjetër vajzë del nga emisioni: “Nuk isha gati me shit fytyrën”

    Ky sezon i ‘Për’puthen’ mesa duket nuk shkoi sipas pritshmërive, as të autores Olsa Muhameti, por edhe të atyre personave që e ndjekin.

    Emisionit i ka rënë dukshëm audienca për shkak të jo besueshmërisë, si edhe transmetimit të ‘Big Brother VIP’. Njerëzit mesa duket nuk kanë më interes për programin pas zhgënjimit nga shumë çifte.

    Pas Ritvanës, për të cilën u dha lajmi dje se u largua nga programi, kësaj here është Xhevana (Ana) Ndoj, vajza 20-vjeçare, e cila mesa duket ka lënë programin.

    Ajo ka postuar një Instagram Story me shrkimin: Jo më skenare. Fal Zotit. Nuk isha gati me shit fytyrën për pak lajm. Ndalova në kohë.

    Kujtojmë se Ana nuk është e vetmja që e ka akuzuar emisionin për skenar.

    Edhe ish-konkurretët e këtij viti, apo të sezonit të dytë, fill pas daljes nga emisioni ,shpesh herë kanë shprehur pakënaqësitë ndaj produksionit. Disa prej tyre kanë qenë: Hyseni, Antonia, Shqipja, Melisa, Andi, Tea, Sindi, Bearti etj.

    Për disa të tjerë si Ana 1-2, Fationi,Ledjana, Antonela, Andi Artani, Atdheu etj , ka thjesht rekomandime nga produksioni, pasi askush nuk të detyron për asgjë, por skenaret e planet i bëjnë vetë konkurrentët.

    Ka dhe prej atyre si Mevlani, Jasmina, Juli etj, të cilët kanë mbajtur qëndrim neutral dhe nuk janë prononcuar për këto tema.

    Vlen të përmendet se gjatë këtyre dy viteve kemi parë dhe konkurrentë si Shqipja apo Tea që e kanë akuzuar produksionin për pabesi dhe më pas kanë rregulluar marrëdhëniet me ta, duke i lënë pas mosmarrëveshjet. Madje kohët e fundit është Melisa ajo që po merr seriozisht ftesën publike si e ftuar në ‘Për’puthen Prime’, pas gjithë akuzave që shtroi ndaj Olsës.

    Mund të themi se ajo që është vënë re gjatë dy sezoneve të fundit të ‘Për’puthen’ është se pëlqimet e vërteta nuk zhvillohen në program. Për një arsye ose një tjetër, pëlqimet reale ndodhin jashtë kamerave, pasi përballë tyre ‘përputhen’ për publikun.