Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: perputhen

  • AMA duhet të marrë masa, degjenerimi i emisionit “Përputhen”, debati mes dy të rinjve: Ti do varur mes Tiranës me litar në fyt (video)

    AMA duhet të marrë masa, degjenerimi i emisionit “Përputhen”, debati mes dy të rinjve: Ti do varur mes Tiranës me litar në fyt (video)

    Një situatë skandaloze ka ndodhur në “Përputhen”, një shou që ka çmendur dynjanë në Top Channel. Dy persona me emrin Ledio dhe Enisa kanë pasur një përballje shumë të rëndë me njëri-tjetrin.

    Situata degradoi deri aty sa Ledio iu drejtua Enisës, e cila ka deklaruar se ka një fëmijë: “Mjerë ai fëmijë që të ka ty nënë”. “Ti do varur mes Tiranës me litar në fyt”, iu kthye vajza me emrin Enisa. E gjitha kjo ndodhi live dhe në një dorar kur të gjithë janë para TV. Nuk është hera e parë në fakt, që shohim të tilla debate në televizionet shqiptare, por askush nuk reagon.

  • “Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes”/ “TËRMET” sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

    “Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes”/ “TËRMET” sot në Top Channel, ja çfarë do të ndodh me Luiz Ejllin

    Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, do marrë pjesë si opinionist në puntatën e sotme të “Për’puthen” në Top Channel.

    Në një video të publikuar, këngëtari i dashur për publikun shihet duke biseduar me grimieren dhe shprehet se sot do bëhet nami në emision.

    “Unë erdha të pi kafen, të fusin opinionist në “Për’puthen”. Ja futem unë direkt. Këta nuk e dinë se çfarë i kanë bërë vetes! Kur të thotë Bora Luiz ti ke patur një përshtypje shumë të keqe për “Për’puthen”. E kam pasur dhe e kam. E kam pasur, ç’është kjo e kam pasur?! Aa çdo bëhet sot në “Për’puthen” nami! Ishte Olsa aty jashtë, i thashë a të vij në “Për’puthen”, kot duke qeshur. Ç’pata unë isha mirë!”, u shpreh Luizi.

    Sot pritet që të jetë një puntatë mjaft interesante në programin e dashurisë “Për’puthen”, ku të gjithë janë kuriozë se çfarë do thotë Luizi para konkurrentëve.

    Dihet se brenda shtëpisë së “Big Brother”, gjatë një debati me Efi Dhedhes, Luizi e ka kritikuar këtë emision, ku u shpreh se nuk do lejonte që motra e tij të futej në një emision të tillë.

    Pas daljes së tij nga “Big Brother”, ai ka shpjeguar deklaratën e tij dhe është shprehur se e ka thënë në kuadër të lojës dhe se është penduar më pas.

  • Vazhdon degradimi në “Përputhen”/ Vajzat kalojnë në konfrontim fizik dhe kërcënojnë njëra-tjetrën: Do t’i pres gishtat (video)

    Vazhdon degradimi në “Përputhen”/ Vajzat kalojnë në konfrontim fizik dhe kërcënojnë njëra-tjetrën: Do t’i pres gishtat (video)

    Emisioni ‘Përputhen’ ka qënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të dhunës dhe konfrontimeve fizike që ndodhin mes djemve apo edhe vajzave. Një e tillë ka ndodhur sot, gjatë takimit të një çifti.

    Gisela, u fut në mes të takimit 5-minutësh të Artjonit, me konkurrenten e re nga Kosova, Brikenës. Gisela, nuk e priti aspak mirë këtë takim e që në fillim tha se do ishte kot e se nuk do t’i linte të qetë.

    ‘Nuk do t’i le. Tregoje shkathtësinë, se vetëm me mua nuk e ke tregu. Kam për t’ju shkatërru jetën, do j’ua nxjerr nga hundët ato që më keni bërë”– thotë Grisela e cila është shumë e revoltuar.

    Situata u agravua edhe më shumë gjatë takimit. Grisela u ul mes çiftit, e u duk se nuk i pëlqyen aspak veprimet e Brikenës. Këtë e fundit e shtyu, madje e kërcënoi.

    Nuk është hera e parë që shohim të tilla skena, e madje edhe më të rënda. Siç duket, asnjë masë nuk merret për lejimin e të tilla skenave, të cilat janë me regjistrim. Klikimet vlejnë më shumë për produksionin se shembulli që duhet të japin për të rinjtë! 

  • Zbulohen emrat surprizë! Dy vajzat e Përputhen i bashkohen aventurës në Big Brother Vip 2

    Zbulohen emrat surprizë! Dy vajzat e Përputhen i bashkohen aventurës në Big Brother Vip 2

    Ditën e premte më datë 24 dhjetor do të startojë edicioni i dytë i reality-showt të famshëm ‘Big Brother Vip Albania 2’. Kurioziteti për të mësuar se kush nga vipat do jetë pjesë e lojës sa vjen e shtohet. Në shtëpinë e famshme u janë bashkuar edhe dy ish-konkurrentet e ‘Për’Puthen’, Mikela Pupa dhe Efi Dhedhes.

    Mësohet se aktori i njohur Amos Zaharia dhe Dj Adam Reevs, emri i vërtetët i të cilit është Ilir Memushaj, do të jenë dy banorë të tjerë që do t’i bashkohen aventurës së shtëpisë më të famshme. Ish-partnerja e Amos Zaharias, Gigliola Haveriku, është bërë pjesë e të njejtit format në Kosovë.

    Deri më tani ajo është banroja e fundit që i është bashkuar “Big Brother Vip Kosova.”Në “Big Brother Vip Albania”, emrat që janë përfolur deri më tani si konkurrentë janë, Kiara Tito, Albi Nako, Jori Dielli, Olta Gixhari, Tea Trifoni dhe Eva Aliko, por dei më tani nuk kemi marrë asnjë reagim të tyre lidhur me aljmët që qarkullojnë.

  • “Ti Je plehrë!” Shpulla dhe ofendime mes vajzave në Përputhen, reagon AMA (Video)

    “Ti Je plehrë!” Shpulla dhe ofendime mes vajzave në Përputhen, reagon AMA (Video)

    Autoriteti i Mediave Audiovizive, (AMA) ka reaguar pas ngjarjes së pakëndshme të ndodhur pak ditë më parë gjatë “Përputhen” duke bërë publike edhe masat e marra.  Dy ditë më parë, në studion e përputhen tre prej vajzave u përfshinë në një debat i cili degradoi në përplasje fizike mes dy prej tyre. Përpos ofendimeve dhe gjuhës së papërshtatshme të përdorur, Lea godet me shuplakë Irisin. 

    AMA ka shkruar se kjo është e disata herë që i tërhiqet vëmendja këtij produksioni. Mes të tjerave, një nga kërkesat e autoriteteve është shtyrja e orarit të transmetimit me qëllim që fëmijët të mos ndikohen nga ngjarjet jo-edukative që ndodhin gjatë këtij formati.

    “Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.

    Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike.

    Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij. Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)  dhe  ka kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati, shtyrjen e orarit të transmetimit, aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët, heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.

    Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.” – shkruhet në deklaratën zyrtare.

    Ndërkohë sipas vendimit të produksionit të “Për’puthen”, Lea, Orsiola dhe Donato janë pezulluar nga programi deri në një vendim të dytë më drastik.

  • “Njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks”/ Gazetarja reagon ashpër për sherrin e vajzave: Pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë…

    “Njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks”/ Gazetarja reagon ashpër për sherrin e vajzave: Pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë…

    Gazetarja Beti Njuma komenton një episod skandaloz që ka ndodhur në një emision dashurie mbrëmjen e së mërkurës, ku dy vajzat pjesë e panelit, u përfshin në sherr fizik gjatë debatit. Madje, njëra qëlloi tjetrën me shpullë në transmetim.

    Njuma thotë se ngjarja është pasqyrë e realitetit të përditshëm dhe askush nuk ka përse të çuditet.

    “Pashë videon e sherrit të Përputhen, njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks. Habitem se sa shumë çuditet dynjaja! E ku qëndron problemi këtu?! Vajzat nuk kanë marrë përsipër t’i japin leksione edukate askujt! Ato thjesht janë pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë.

    Ato thjesht demostrojnë një përputhje të hatashme me të zgjedhurit e popullit. Fjala vjen, asgjë më pak se fjalori shembullor i politikanëve që janë dekriptuar nëpër përgjime apo sherret banale nga salla e parlamentit. Ç’është ky diskriminim? Ca linçohen e ca nderohen, e mandje edhe votohen”, shkruan gazetarja Beti Njuma.

  • “Skandal!!!”/ Akil Pano shpërthen ndaj emisionit të “Top Channel”: Degradim total, të ndërpritet menjëherë programi (FOTO+VIDEO)

    “Skandal!!!”/ Akil Pano shpërthen ndaj emisionit të “Top Channel”: Degradim total, të ndërpritet menjëherë programi (FOTO+VIDEO)

    Pastori Akil Pano ka reaguar ashpër ndaj dhunës së transmetuar në një emision televiziv në Top Channel.

    Një ditë më parë janë transmetuar pamje nga ky kanal televiziv, ku gjatë emisionit “Përputhen”, një vajzë qëllon një tjetër me shuplakë, ndërkohë ulërimat dhe britmat dëgjohen në të gjithë studion.

    “Skandal!!! Degradim total dhe keqprezantim i vajzës, gruas, motrës, dhe çdo modeli sjelljeje.

    Dhunë verbale e fizike në emisionin “Përputhen”.

    Në këtë program, përpara disa vitesh kam qenë opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele të shëmtuara sjelljeje.

    Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku “fama’’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun siç njeriu nuk duhet te jetë. Për këtë mendoj se ky emision duhet të ndërpritet” ka reaguar Pano në rrjete sociale

  • Eksperienca e dytë në “Përputhen”, Bora Zemani ka një mesazh për të gjithë! (FOTO)

    Eksperienca e dytë në “Përputhen”, Bora Zemani ka një mesazh për të gjithë! (FOTO)

    Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

    Të premten e kaluar në spektaklin “Dancing with the Stars”, ku moderatore tashmë të gjithë e dimë që është Bora janë zbuluar disa surpriza, ku një prej tyre është se Bora na la të kuptojmë se do të rikthehet si moderatore në “Për’Puthen”, pas largimit të Ori Nebiajt.

    E duket se kështu ka ndodhur, pasi vetëm pak më parë Bora ka postuar disa foto në Instagram nga studio e emisionit, ku ka treguar se tani e tutje do të jetë edhe moderatore e “Për’Puthen”. Në postim Bora shkruan: U përputha prap me “Për’puthen”  Ky do të jetë një dhjetor festiv, me kërcime në @dwts.albania dhe dashuri në @perputhen_tch”

  • Përputhen/ Irisi nuk u përmbajt dot, zhvesh Petron, Ariani e ngacmon: Nuk e prisja, duket e ndrojtur

    Përputhen/ Irisi nuk u përmbajt dot, zhvesh Petron, Ariani e ngacmon: Nuk e prisja, duket e ndrojtur

    Irisi dhe Petro udhëtuan së bashku drejt ujëvarës së Shëngjergjit për të zhvilluar takimin e tyre. Mes të dyve nuk munguan lojërat dhe shakatë. Petro e mbajti në krahë, ndërsa Irisi guxoi më tej i hequr bluzën Petro.

    “Duke qenë se Orsiola donte të ta hiqte bluzën në studio dhe nuk ia doli, a mund ta bëj unë tani”, i tha ajo konkurrentit, ç’ka menjëherë solli kritika nga Orsiola. “Gjatë gjithë takimi keni folur për mua, Irisi bëri çfarë kam bërë unë, megjithatë nuk shqetësohem”, u shpreh konkurrentja.

    Në studio ndërhyri edhe Arian Konomi, i cili i tha Irisit: “Nuk e prisja se Irisi duket kështu natyrë e ndrojtur dhe e çiltër…” “Unë jam e çiltër deri në momentin që nuk preken interesat e mia”, i tha Irisi. “Petro hyn te interesat e tua”, ia ktheu Ariani. “Po prandaj po them”, u përgjigj Irisi.

  • U largua nga “Përputhen”, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Bora Zemanin! Moderatorja i përgjigjet publikisht

    U largua nga “Përputhen”, Olsa Muhameti ka dy fjalë për Bora Zemanin! Moderatorja i përgjigjet publikisht

    Largimi i Bora Zemanit nga programi i dashurisë “Për’puthen”, të cilin e prezantoi për dy sezone, shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet. Kjo pasi u përfol për një krisje të raporteve mes saj dhe autores së programit, Olsa Muhameti.

    Megjithatë, në nisjen e programit, Olsa Muhameti ka vendosur t’i dedikojë disa fjalë tashmë ish-moderatores së “Për’puthen”, Bora Zemanit.

    Në një postim në Instastory Olsa shkruan:
    “Nuk di nga t’ja nis e nuk di ku të mbaroj. Ti e di sa të vlerësoj në çdo aspekt, profesional, njerëzor, si këshilluese, si super mike që je, etj. Kam qenë me fat që të kam njohur e po aq me fat që kam punuar me ty.”

    Në një tjetër postim ajo i uron suksese moderatores në eksperiencën e saj të re në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars.”

    “Dhe mezi pres të të shoh të shkëlqesh në “Dancing with the Stars. Ta dish se të dua shumë”- shkruan Olsa.

    Bora është përgjigjur gjithashtu me një postim në rrjetet sociale.

    “Ja që ka edhe “ndarje” të bukura!” Mbyllëm dy sezone të forta por që do kujtohen me nostalgji e do na marrë malli gjithmonë! Faleminderit për mbështetjen që nuk ma ke kursyer asnjëherë!

    Kam besim që do bësh gjëta edhe më të bukura me energjinë dhe përkushtimin tënd! Tani, ta lemë ndarjen profesionale dhe kthehemi tek lidhja shoqërore. Nesër e lamë atë kafen?”– shkruan Bora.