Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: perputhen

  • Bruno bën deklaratën e papritur për njërën nga vajzat! Nuk është as Efi as Mikela por…

    Bruno bën deklaratën e papritur për njërën nga vajzat! Nuk është as Efi as Mikela por…

    Bruno është një nga konkurrentët e “Për’puthen”, i cili ka krijuar më së shumti dinamika pasi ka qenë shumë i afërt me disa nga vajzat e programit dhe ka qenë i preferuari i tyre.

    Teksa fillimisht, në nisje të programit ai zhvilloi disa takime ku shprehu simpatinë për Mikelën, me hyrjen e Efit, ai u distancua nga konkurrentja duke u përqëndruar në një marrëdhënie të re.

    Kimia midis Brunos dhe Efit është diskutuar shumë për shkak të afrimitetit të tyre, ku u duk se do të krijohej një çift i ri. Megjithatë, gjërat kanë ndrushuar tashmë, ku duket se Bruno nuk ka më interes për asnjë nga vajzat, ndërsa ka nisur njohjen me Florjanën.

    Takimi i pari nuk shkoi mirë, por në takimin e dytë që u transmetua në puntatën e djeshme, mes konkurrentëve pati flirtime dhe u duk se takimi shkoi mjaft mirë. Fill pas transmetimit të takimit, Bruno bëri një deklaratë që i surprizoi të gjithë.

    Dua të them, që nga njohjet e mia, dua të fokusohem te Florjana dhe nuk kam më nevojë që të kem njohje të reja, dhe as të kthehem te njohjet e vjetra. Për momentin, fokusi im është këtu”.-tha ai.

    Kështu, Efi dhe Mikela u përpoqën të këshillonin Florjanën duke i uruar që të mos ketë fatin e tyre, pasi sipas tyre, “Bruno është po i njejti”.

  • Lakuriq duke bërë twerk, del video +18 e konkurrentes së Përputhen! (VIDEO)

    Lakuriq duke bërë twerk, del video +18 e konkurrentes së Përputhen! (VIDEO)

    Ndërkohë që duket se Big Brother Vip ka eklipsuar pak Përputhen, konkurrentët në këtë emision prodhojnë çdo ditë dhe sjellin të papritura.

    Prej disa kohësh është bërë pjesë e Përputhen, Fjori, një vajzë që jo pak herë është përjekur të bëjë për vete djemtë përmes kërcimit “twerk”.

    Dhe me sa duket ia ka dalë deri diku dhe këtë mund ta provojë edhe kjo video nga “Kryefjala”, ku duket duke kërcyer “twerk” thuajse komplet nudo në një dhomë hoteli.

  • Kishte munguar prej ditësh në Përputhen, Olsa Muhameti tregon gjendjen shëndetësore të Borës

    Kishte munguar prej ditësh në Përputhen, Olsa Muhameti tregon gjendjen shëndetësore të Borës

    Bora Zemani ka munguar prej ditësh në “Përputhen” për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo është zëvendësuar herë nga Ana Lleshi, herë nga Elona Duro. Duket se moderatorja e ka marrë veten, pasi Olsa Muhameti ka njoftuar rikthimin e saj.

    Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të Borës gjatë xhirimeve të “Përputhen”. “Na mori malli”, ka shkruar Olsa krahas fotos.

  • Zbulohet se çfarë ka ndodhur pas kamerave mes Arjan Konomit dhe Edit (VIDEO)

    Zbulohet se çfarë ka ndodhur pas kamerave mes Arjan Konomit dhe Edit (VIDEO)

    Eduard Kuçi që u përjashtua nga programi për thyerje të rregullave, u rikthye sërish në “Për’puthen” nga autorja e emisionit Olsa Muhameti, e mesa duket i rrëmbeu menjëherëzemrën Ana Lleshit.

    Në Prime-n e kaluar Ana e puthi Edin në buzë, i cili më pas pati një konflikt me Erionin. Të dy thanë se konflikti nuk ishte prej Anës, por Arjani nuk e besoi. Kur Ana filloi të qante, Arjani i tha se të vazhdojë të qajë pasi ajo e ka fajin dhe Ana u largua nga studioja.

    Ditën e djeshme, Elona Duro, e cila zëvëndëson Borën e sëmurë, tha se Ana nuk ndihet mirë dhe se ka menduar dhe të largohet nga programi bashkë me Edin.

    Nga gjithë situata që u krijua në Prime dhe për faktin se Arjani iu kthye kundra Anës, Edi e paska sharë atë me fjalë të pista. Gjatë një live me Kozakun, ky i fundit e pyeti nëse është e vërtetë që e ka sharë Arjanin dhe Eduardi e pohoi duke treguar çfarë ndodhi.

    Edi tregoi se gjithashtu i ka hedhur mikrofonin. Arjani kur foli dje nuk ceku asgjë në lidhje me këtë temë dhe nuk tha asgjë as edhe për Eduardin.

    Kujtojmë se para se të hynte Edi dhe pas hyrjes së tij, Arjani u shpreh i gëzuar për rikthimin dhe Edi i thoshte “bro”. Dyshja kishte marrëdhënie të mira por mesa duket këto raporte janë prishur.

  • Një tjeter konkurrent largohet përfundimisht nga “Për’puthen”!

    Një tjeter konkurrent largohet përfundimisht nga “Për’puthen”!

    Sezoni i tretë i “Për’puthen” ka pasur shumë hyrje e dalje të papritura si asnjëherë më parë çfarë kemi parë në dy sezonet e parë.

    Me anë të një statusi në Instagram, Azem Halimi, djali nga lugina e Preshevës, bëri të ditur për ndjekësit që nuk është më pjesë e Për’puthen.

    Duke treguar mirënjohje për këtë rrugëtim të veçantë, ndryshe nga shumë personazhe, ai i ka ndarë punët mirë me produksionin. Por mesa duket bota e televizionit i ka pëlqyer dhe Azemi mendon të jetë pjesë e saj.

    Me anë të postimeve të fundit kemi kuptuar që ai po përgatit diçka që ka të bëjë më kamerat dhe fotografitë. Por se çfarë konkretisht mbetet për t’u parë në vazhdim.

    Kujtojmë që në Për’puthen ai zhvilloi takime me Tolën, Ritvanën dhe Rrushen, por që me asnjërën nuk arriti të dalë i përputhur.

    Azemi është komentuar si djali i emocioneve dhe është vlerësuar për sinqeritetin e tij. Ai shpesh herë u drejtohej dhe vajzave, nga të cilat kërkonte sinqeritetin dhe përkushtimin që u jepte.

    Ai u përfol për një lidhje të mundshme me Ritvanën, e cila ka shprehur haptaz pëlqimin për të e mesa duket vazhdojnë të kenë komunikim. Ajo vlerësonte te Azemi djalin tradicional, me moral dhe transparent me vajzat në program.

  • E lidhur me grupe kriminale/ Ja kush është striptistja që u bë konkurrente e “Përputhen” (FOTO)

    E lidhur me grupe kriminale/ Ja kush është striptistja që u bë konkurrente e “Përputhen” (FOTO)

    Në “Për’puthen PRIME” mbrëmja u mbyll me një surprizë për të gjithë, ku pjesë e emisionit u bë një konkurrente e re, e cila ishte pikërisht motra e Rrushes, Laureta Zybe.

    Hyrja e saj bëri shumë bujë në program pasi nuk kishte ndodhur që dy motra të ishin pjesë e emisionit, ndërkohë që me shkathtësinë e çiltërsinë e saj, duket se Laureta i bëri të gjithë në studio për vete. Motrat u shprehën se kanë shije shumë të ndryshme për sa i përket djemve dhe nuk do të ziheshin kurrë në emision për shkak të pëlqimeve të krijuara.

    Megjithatë, mesa duket, konkurrentja ka patur një të shkuar problematike. Sipas Indeksonline, ajo ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit. Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.

    Laureta Zyba ishte valltare e klubeve të natës në Prishtinë e cila ishte arrrestuar për veprën penale, “bashkëkryerje në veprim”. Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz.

  • Prapë?! Dy konkurrentë të “Përputhen” do të përballen sërish në gjykatë

    Prapë?! Dy konkurrentë të “Përputhen” do të përballen sërish në gjykatë

    Ana Lleshi dhe Arjon Luli janë përfshirë në një skandal serioz në sezonin e dytë të emisionit të dashurisë “Për’puthen”. Ka qenë Arjoni që publikoi imazhe të tij dhe Anës në shtrat duke e akuzuar atë për mashtrim. Ndërsa Ana nga ana tjetër tha se kishte shkuar te Arjoni, sepse ai nuk ndihej mirë dhe se për këtë që të dy do të përballeshin në gjykatë.

    Sipas Arjonit përballja u mbyll në favor të tij, pasi nuk ishin prova të mjaftueshme nga ana e Anës për të nisur një padi, ndërsa tani Ana mesa duket ka nisur një padi tjetër. Në faqen e “Për’puthen” Arjoni ka komentuar se pas 1 muaji do të përballet me Anën në gjykatë, e cila e akuzon për përndjekje.

    Arjoni ka ironizuar në rrjetet sociale Eduardin, konkurrentin e rikthyer sërish nga ky sezon duke e quajtur atë “lipgloss” dhe me epitete të tjera. Nga ana e Eduardit nuk ka ende një përgjigje publike për Arjonin.

    I ftuar së fundmi në një emison në Kosovë Arjoni tregoi se i erdhi mirë që fotoja u publikua, për të treguar fytyrën e vërtetë të njerëzve. Kujtojmë se Ana u rikthye në “Për’puthen” me auto-ironi. Ajo hyri si infermiere duke sjellë dhe paracetamol dhe duke vizituar djemtë.

  • Tentoi t’i rrëmbejë puthjen/ Konkurrenti ia thotë troç Anës!

    Tentoi t’i rrëmbejë puthjen/ Konkurrenti ia thotë troç Anës!

    Që pas rikthimit të Edit në emisionin e dashurisë “Për’Puthen” është transmetuar takimi i parë i tij me Anën. Në takimin në fjalë, u duk qartë afrimiteti mes tyre ndërsa Edi nuk hezitoi madje t’i thotë konkurrentes “Dua të ta ha buzën”.

    Por, ai nuk “mbeti” vetëm tek fjalët, pasi tentoi edhe t’i rrëmbente një puthje, por nuk ia doli.

    Pjesë nga biseda mes tyre:

    Edi: Ah sa kam pritur për këtë takim. Që kur të kam parë që ke hyrë kam thënë duhet dikush brenda aty me “e shkatërru” vendin. Unë kam qejf të të kem partnere në krim. Ne e kemi një të mirë që t’i shohim gjërat më përpara. Kur ta shoh personalitetin tënd, e di që ecën mirë.

    Ana: Luan me ndjenjat ti?

    Edi: Nëse luan dikush me mua, ruhu. Dua të të ha. Dua të ta ha buzën e bukur.

  • I provoi të gjitha vajzat! Ish-konkurrenti i “Për’puthen” rikthehet me gruan

    I provoi të gjitha vajzat! Ish-konkurrenti i “Për’puthen” rikthehet me gruan

    Ju kujtohet një nga konkurrentët e “Përputhen 2”, i cili bëri bujë me hyrjen e tij pasi deklaroi se ishte i divorcuar dhe se ka një djalë dhe bëhet fjalë për Arsimin.

    Ai gjithashtu ka pasur edhe një lidhje me Ana Lleshin, e cila kur Arsimi hyri ishte përjashtuar nga programi, por ishte pjesë e stafit të “Për’puthen” dhe punonte në prapaskenë.

    “Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj“,- tha ai gjatë një interviste.

    Arsimi tha se ajo ka qenë disi xheloze për hyrjen e tij në “Për’puthen” dhe atë e ka penguar hyrja e tij. Ajo e kishte menduar negativisht pjesën e të qenurit figurë publike, por më vonë u mësua.

    Arsimi është shqiptar i Maqedonisë dhe ka 3 muaj që është rikthyer me gruan e tij dhe tregoi se beson se do ta zgjerojnë familjen.

  • E tradhtoi Bashkimin?! Reagon Alvisa por e fshin menjëherë postimin/ Ja çfarë shkroi (FOTO)

    E tradhtoi Bashkimin?! Reagon Alvisa por e fshin menjëherë postimin/ Ja çfarë shkroi (FOTO)

    Pas ndarjes nga Bashkimi, vjen edhe reagimi i Alvisës në rrjetet sociale. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Alvisa ka shkruar: “Ku kanë arrit”. Por menjëherë pas disa minutash, ish-konkurrentja është penduar dhe e ka fshirë postimin.

    Edhe pse ish-konkurrentja nuk është shumë e qartë në postimin e saj, ndarja mes çiftit është pak por e sigurt. Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ishte shoqëruar me shumë dinamika, skandale dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Lajmin për ndarjen e ka konfirmuar Bashkimi në një postim në rrjetet sociale.

    Por ndërkohë pas këtij postimi nuk ka munguar dhe reagimi i ish të dashurit të Alvisës, Hysenit. Ky i fundit ka shkaktuar tepër debate të rënda në studion e Për’puthen, teksa pas akuzave ai është larguar nga programi.

    “Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”- ka shkruar Hyseni pas ndarjes së çiftit Bashkim- Alvisa.

    Mos vallë postimi i Alvisës lidhet me reagimin që ka bërë Hyseni për të, apo fshihet diçka tjetër pas. Kjo mbetet për t’u konfirmuar në ditët në vijim.