Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Paris Hilton

  • Komentuan kokën e djalit të saj! Reagon Paris Hilton: Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë… (FOTO)

    Komentuan kokën e djalit të saj! Reagon Paris Hilton: Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë… (FOTO)

    Paris Hilton ka vendosur që t’u kthejë përgjigje të gjithë njerëzve që e tallën në internet në lidhje me përmasat e kokës së djalit të saj, Phoenix. Sado jo normale të duket, njerëzit komentuan kokën e një bebe dhe për këtë arsye Paris u detyrua që të reagonte.

    Mes shumë komenteve, pati edhe nga ato që e mbrojtën nënën e re. Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.

    Hilton publikoi edhe një deklaratë në “Instagram”, ku u shpreh: “Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën time, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj”.

    Më pas shtoi: “Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim”.

    Paris vijoi: “Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi”, duke shtuar se shpreson që njerëzit ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë mirësjellje dhe empati.

    Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, u bënë prindër në janar, përmes një nëne surrogate. Ajo dhe Carter u shprehën shumë të lumtur dhe gati për të nisur një aventurë dhe përvojë të re me bebushin Phoenix.

  • Ligj për të drejtat e fëmijëve/ Paris Hilton rrëfeu dhunën që pësoi kur ishte në qendrat e rehabilitimit

    Ligj për të drejtat e fëmijëve/ Paris Hilton rrëfeu dhunën që pësoi kur ishte në qendrat e rehabilitimit

    Paris Hilton një personazh i famshëm i botës rozë në Amerikë ka bërë thirrje që Kongresi të miratojë një ligj për të ndaluar dhunën në qendrat e rehabilimit të fëmijëve.

    Së bashku me një grup protestuesish dhe senatorësh, Hilton bëri me dije se ajo vetë kishte qenë pjesë e këtyre qendrave ku kishte përjetuar dhunë sistemike fizike, seksuale dhe emocionale.

    Hilton zbuloi detaje për abuzimin që kishte pësuar kur ishte pjesë e këtyre qendrave duke i thënë të pranishmëve se asokohe ajo ishte përballur me kërcënime. Ajo rrëfeu se meshkuj nga stafi e vëzhgonin gjatë dushit, nuk e lejonin të dilte lirshëm dhe i jepnin mjekim të detyruar.“Prej 20 vitesh gjumi im ka qenë i ç’ekuilibruar për shkak të traumave që përjetova. Do dëshiroja t’ju thoja që çfarë përjetova është diçka e rrallë, por fatkeqësisht fëmijët në qendra rehabilitimi në të gjithë Amerikën i përjetojnë çdo ditë”- u shpreh Hilton.

    Senatorja Jeff Merkley dhe një grup të tjerë ligjvënësish duan të miratojnë një ligj, i cili do të përmbajë të drejtat e fëmijëve në këto qendra dhe sanksione të ashpra për këdo që i thyen.