Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: mozzik

  • Makina e kthyer përmbys/ Reperi i njohur pëson aksident rrugës për në mal, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore (FOTO)

    Makina e kthyer përmbys/ Reperi i njohur pëson aksident rrugës për në mal, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore (FOTO)

    Mozzik vijon të tërheq vëmendje me postimet e tij në Instagram dhe ky i fundit ka trembur fansat e reperit.

    Artisti ka ndarë me ndjekësit disa foto nga aventura e tij e fundit. Postimet e tij kanë lënë të nënkuptojnë se Mozzik ka qënë duke u ngjitur në mal por fatkeqsisht makina ka pësuar një aksident, duke u kthyer përmbys.

    Pavarësisht dëmëve të makinës, fatmirësisht Mozzik ka publikuar një tjetër foto përmes së cilës ka shpjeguar se gjithcka është mirë dhe se askush nuk është lënduar.

    “Edhe mali di të jetë i keq, kështu që kini kujdes”, shton Mozzik.

  • Projekti i ri i Loredanës/ Histori nga jeta personale

    Projekti i ri i Loredanës/ Histori nga jeta personale

    Duket se Loredana është rikthyer fuqishëm dhe është gati të bëjë namin e këtë na e ka vërtetuar me publikimin e këngëve të para të albumit “Medusa”, që pritet të lançohet i plotë në dhjetor.

    Për projektin e parë ajo ka bashkuar forcat me reperen nga Suedia, Amanda Delara, dhe i dedikohet jetës luksioze të dy repereve në fjalë, nga makinat te gjërat e shtrenjta e deri te suksesi dhe “thyerja” e klubeve.

    Në këtë natyrë është edhe kënga e re dhe e dytë e albumit. Ky projekt u publikua mesnatën e së enjtes dhe titullohet “Rockstar”.

    Sikundër jemi mësuar me tekstet e saj, reperja edhe një herë nxjerr në pah faktin se është emër i lakuar, shumë i sukseeshëm dhe një “bad girl” që nuk i bëhet vonë as për policinë.

    Kur vozis natën në bllokun tim
    Edhe policët ndalojnë për një moment
    Sepse dukem si një yll roku
    Zyrtar, a ka ndonjë problem? (Hë?)
    Unë nuk pashë (shih) asgjë, nuk thashë asgjë (jo, jo). Çdo polic e di që unë jam Lori
    Megjithatë më trajto sikur emri im është Toni

    Madje, këtë herë ka futur në valle edhe vëllezërit e saj, duke thënë se nuk u trembet prangave sepse ka vëllezërit me vete.

    Këta të fundit njihen në mediat zvicerane si problematikë, madje njëri prej tyre është dënuar 73 herë për vjedhje sipas “20 min.ch”,

    Ata flasin, por unë e kuptoj vetëm stacionin
    Vesh vetëm pranga nga Ferragamo (Haha)
    Unë i kam vëllezërit me vete, sillni menaxherin tuaj me vete
    Vish syzet e diellit, shpresoj të mos më njohin
    Raport i ri për shtyp, një tjetër skandal
    Por unë nuk bëhem më mirë, sepse nuk më intereson

    Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, Loredana zbuloi se ka përgatitur një album të ri, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.

    Ajo ka publikuar intron e tij, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të albumit.

    loading…

    Reperja rrëfen në intro se “Medusa” flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të, përfshirë edhe raportin me Mozzik.

  • Më i lumtur se asnjëherë tjetër/ Mozzik e feston 25-vjetorin me të voglën e tij: I gëzofshim edhe 100 së bashku

    Më i lumtur se asnjëherë tjetër/ Mozzik e feston 25-vjetorin me të voglën e tij: I gëzofshim edhe 100 së bashku

    25-vjetorin, reperi i njohur kosovar, Mozzik ka vendosur ta presë me disa momente pranë vajzës së tij të vogël, Hana, duke treguar sa mirënjohës është për gjithçka ka në jetën e tij sot.

    “HAPPY BIRTHDAY TO ME #25

    E pikërisht sot 25 vite Zoti më dha frymën e parë !
    Sa falenderues jam për gjitha të mirat që më rrethojnë , familjen e shoqërinë e shëndoshë , e gjithë fansat që më përcjellin në qdo moment.
    I gëzofshim edhe 100 së bashku të gjithë !
    #25 #MOZZIK”, ka shkruar Mozzik krah videos së fundit në llogarinë e tij ku shfaqet me vogëlushen dhe ku nuk kanë munguar urimet e shumta nga ndjekësit e tij.

    Kjo ditëlindje e ka gjetur reperin pranë njeriut më të shtrënjtë të tij, Hanës, nga e cila ka qenë larg për disa kohë për shkak të kushteve të pandemisë.

    Kujtojmë se ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar lajmi se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer bashkë për shkak të videove ku janë parë duke bërë ‘shopping’, megjithatë deri më tani vetë dyshja nuk ka reaguar lidhur me këtë lajm.

    https://www.instagram.com/tv/CFshXqsgdH8/?utm_source=ig_web_copy_link