Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: mjeket

  • Mjekja me pagë 49 mijë lekë i kërkon bonus qeraje/ Rama e ”çon” te PD-ja: Me programin e tyre ke SPA dhe masazhe, nuk është katastrofë se po ikin kolegët e tu në Gjermani

    Mjekja me pagë 49 mijë lekë i kërkon bonus qeraje/ Rama e ”çon” te PD-ja: Me programin e tyre ke SPA dhe masazhe, nuk është katastrofë se po ikin kolegët e tu në Gjermani

    Adea Koçollari, mjeke në profesion, e cila është zhvendosur në Gjirokastër pas specializimit, i kërkoi kreut të qeverisë Edi Rama një bonus qeraje, sa kohë që banimi i saj është në Tiranë. Duke iu referuar praktikave që ndiqen në vendin tonë, mjekët e rinj për tre vite duhet të punojnë në qytete ku ka nevoja emergjente vendi, dhe për këtë Koçollari kërkoi që të kishte një ndihmë nga qeveria.

    Ndërkohë Rama tha se me rritjen e pagave mjekët në Shqipëri kanë mundësi të njëjta me ato që do të kishin në rast se do të largoheshin drejt Gjermanisë.

    Mjekja: A mund të përfitojmë ne si mjek të rinj një bonus qeraje?

    Rama: 3 vite ju do punoni ku ti duheni atdheut, pasi ka një investim nga shoqëria për edukimin tuaj. Nuk di tiu jap një përgjigje për momentin për këtë, besoj se programi i PD mund të ketë bonus që ju të shkoni dhe në spa dhe në masazh, që do ndërtohen sipas programit. Ajo që dua tiu pyes është sa paga juaj tani?

    Mjekja: 490 mijë lekë

    Rama: Tani e tregove me fakte që je gjirokastrite, këtë muaj duhet të kesh marrë më shumë. Në vend që të më thuash që paga jonë është kaq, po aq. E di sa do të hedhin…

    Mjekja: Nuk dua të them shifër të gabuar, e di afërsisht, por ende nuk e kam marrë pagën e Janarit

    Rama: Ne kemi bërë një rritje të konsiderueshme pagash për specialistët që punojnë jashtë qytetit të tyre, me rritjen që ne u kemi bërë rrogat janë të ngjashme me Gjermaninë, në rast se mjekët nisen sot. Unë nuk hyj te ata që predikojnë katastrofën për shkak ase njerëzit synojnë të provojnë veten jashtë shtetit, kjo është një periudhë historike e pashmangshme, nuk ka qeveri që e ndal këtë trend, në fund të fundit është liria e secilit.

  • Mjekët takim me kryeministrin Rama, këto janë katër kërkesat drejtuar qeverisë. Nga “Dëshmor Atdheu” për stafin mjekësor që humbën jetën te…

    Mjekët takim me kryeministrin Rama, këto janë katër kërkesat drejtuar qeverisë. Nga “Dëshmor Atdheu” për stafin mjekësor që humbën jetën te…

    Një grup prej katër mjekësh kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama paraditen e sotme, duke i paraqitur disa kërkesa.

    Mjekët kërkojnë plotësimin e të gjitha kushteve nga ana e qeverisë.

    Ata kërkojnë gjithashtu që të gjithë mjekët që humbën jetën nga përballja me koronavirusin të shpallen dëshmor të atdheut.

    Një tjetër kërkesë është rritja e pagave të tyre si dhe të bëhet sigurimit i personelit mjekësor.

  • Shmangni këtë perime: Mjekët janë të sigurt që shkakton hipertension dhe dëmton shëndetin

    Shmangni këtë perime: Mjekët janë të sigurt që shkakton hipertension dhe dëmton shëndetin

    Shtypja e lartë e gjakut apo hipertensioni sulmon gjithnjë e më shumë njerëz

    Mund të çojë edhe deri te komplikimet vdekjeprurëse, duke përfshirë sulmin në tru dhe sulmin në zemër.

    Kjo gjendje mund të pengohet me ushqim të mirë dhe me ushtrime, ndërkaq shkencëtarët kanë ardhur deri te të dhënat që rreziku dukshëm zvogëlohet edhe nëse nga menyja e eliminoni pataten.

    Konsumimi i katër apo më shumë racioneve të cilat përfshijnë pataten gjatë javës rrit shansin për tension të lartë të gjakut për rreth 11 për qind, në krahasim me njerëzit të cilët hanë më pak se një porcion në muaj, theksojnë shkencëtarët.

    Zëvendësimi më i mirë për pataten, sipas mjekëve, është panxhari. Panxhari përmban nitrate, të cilat ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe pastaj ulin shtypjen e gjakut.

    Pos panxharit, në luftën me hipertensionin mund të ndihmojë edhe jogurti. Për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit, magnezit dhe kaliumit panxhari ndikon pozitivisht në gjendjen e nivelit të ngritur të shtypjes së gjakut. Konsumimi i rregullt i jogurtit mund të ulë këtë nivel deri në 20 për qind.

    Simptomat më të shpeshta të shtypjes së lartë të gjakut përfshijnë:

    • Rrahje të forta të zemrës,
    • Gjak në urinë,
    • Dhimbje të fuqishme të kokës.

    Është shumë me rëndësi që të gjithë personat e rritur mbi 40 vjeç të kontrollojnë shtypjen e gjakut së paku një herë në pesë vjet.

  • Dalin pozitiv edhe 2 mjekë të tjerë që iu shërbyen pacientëve të infektuar

    Dalin pozitiv edhe 2 mjekë të tjerë që iu shërbyen pacientëve të infektuar

    10 rastet e konfirmuara nga ministria e Shëndetësisë për qarkun e Korçës janë të ndara në 3 bashki të qarkut.

    Në bashkinë e Kolonjës sipas burimeve janë personel shëndetësor, të cilët i kanë shërbyer rasteve të para me Covid-19 në këtë qytet.

    Mjekët kanë qenë të izoluar përgjatë këtyre ditëve, ndërsa vetëm pasditen e djeshme rezultatet kanë dalë pozitive për të dy, duke e çuar tashmë qytetin e Ersekës me 4 raste aktive.

    Burimet bëjnë të ditur se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe momentalisht ndodhen në banesat e tyre.

    Përsa i përket bashkisë së Korçës, e cila ditën e sotme ka rezultuar me 7 persona të infektuar nga Covid-19, burime nga DSHP bëjnë të ditur se përveç kontakteve të afërta ka edhe vatra të reja, midis tyre edhe grupmosha të reja.

    Mësohet gjithashtu se 1 prej rasteve është nisur drejt kryeqytetit.

    Ndërkohë edhe bashkia e Pogradecit, e cila paraqitet me 1 rast, bëhet e ditur se është kontakt i afërt me rastet e fundit në qytet.

    Rastet e njëpasnjëshme në qark ka bërë që numri në total të shkojë në 62.