Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Mjalti

  • Efektet befasuese pozitive dhe negative të mjaltit në organizëm

    Efektet befasuese pozitive dhe negative të mjaltit në organizëm

    Ndoshta në këtë moment po ëmbëlsoni çajin me pak mjaltë sepse e dini mirë që mund t’ju ndihmojë me qetësimin e dhimbjes së fytit.

    Në këtë artikull ju njohim me vlerat e mrekullueshme të këtij ushqimi, por edhe me disa efekte anësore për të cilat mund të mos jeni në dijeni.

    Mjalti mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit

    Falë vetive anti-inflamatore, mjalti natyral mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup.

    Mund të zvogëlojë ashpërsinë e kollës

    Konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

    Studimet kanë treguar se mjalti funksionon po aq mirë, nëse jo edhe më mirë, se ilaçet e njohura për kollën, falë përbërësve të tij shërues.

    Mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale

    Studiues të shumtë konfimojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të disa problemeve gastrointestinale si diarreja, kapsllëku dhe ulçera.

    Për më tepër, ka disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në uljen e ankthit.

    Mjalti mund t’ju mbrojë nga radikalet e lira

    Mjalti, falë antioksidantëve që përmban mund të mbrojë organizmin nga dëmtimi i radikaleve të lira.

    Radikalet e lira janë atome ose molekula që mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trupit tuaj, duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.

    Mund të mbrojë zemrën tuaj

    Duke qenë një burim i mrekullueshëm antioksidantësh, një mjaltë i cilësisë së lartë, mund të mbrojë qelizat nga dëmtimi dhe parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.

    Mjalti mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët

    Përpos të mirave të shumta, ekspertët sugjerojnë që të tregoni kujdes për dhëmbët tuaj. Kjo pas mjalti, ngjashëm me llojet e tjera të sheqernave, mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

    Mund të jetë problematik për ata me sëmundjen e mëlçisë yndyrore

    Fruktoza është lloji i sheqerit që gjendet në mjaltë. Prandaj mund të jetë e rrezikshme për ata që vuajnë nga mëlçia yndyrore.

    Mjalti nuk redukton simptomat e alergjisë

    Për fat të keq, mjalti nuk ndihmon me alergjitë. Dhe në disa raste, konsumi i tij mund të shkaktojë disa simptoma alergjie.

    Nëse jeni shumë ndjeshëm nga marrja e poleneve në sasi të vogla, kjo mund të shkaktojë simptoma si kruarja e gojës.

  • Mjalti i hikrrës kundër tensionit të lartë të gjakut dhe jo vetëm

    Mjalti i hikrrës kundër tensionit të lartë të gjakut dhe jo vetëm

    Tensioni i lartë i gjakut është një prej sëmundjeve prej së cilës shqiptarët vuajnë më shumë.

    Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, tensioni i lartë i lartë i gjakut që futet tek sëmundjet kardiovaskulare bashkë me diabetin janë dy sëmundjet prej të cilave shqiptarët vuajnë më shumë.

    Ushqyerja është një nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen dhe rritjen e prevalencës së hipertensionit, sëmundjes që ndryshe njihet si vrasësi i fshehur.

    Ushqimet që nxisin më shumë rritjen e tensionit të lartë të gjakut janë:

    • Mishi i kuq
    • Të skuqurat,
    • Ushqimet industriale të përpunuara
    • Salcat e paketuara të domates
    • Turshitë e gatshme
    • Alkoli
    • Ëmbëlsirat e paketuara
    • Pijet energjike

    Ushqimet Që Ulin Tensionin e Gjakut

    Sipas studimeve, ushqimet e sugjeruara për uljen e tensionit të gjakut duhet të jenë të pasura me kalium, magnez, kalcium, acide yndyrore dhe antioksidantë që zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

    Bëhet fjalë për:

    • Frutat e pyllit,
    • Drithërat e plota siç është tërshëra
    • Barishtet,
    • Panxhari i kuq,
    • Qumështi i skremuar dhe produkte të tjera të bulmetit me pak yndyrë
    • Çokollata e zezë
    • Selinoja
    • Peshku
    • Brokoli
    • Fasulet e zeza,
    • Lulerradhiqja
    • Mjalti

    Mjalti Dhe Tensioni i Lartë i Gjakut

    Mjalti përmban oligosakaride, një lloj karbohidrati që luan rolin e antioksidantit dhe që ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut.

    Veç oligosakarideve, mjalti është i pasur me vitamina, probiotikë, minerale, amino acide dhe enzima të ndryshme që ulin tensionin e gjakut.

    Ndër produktet më të rekomanduara të mjaltit kundër tensionit të lartë është ai i hikrrës.

    Ky mjaltë që vjen nga fara e frutit të bimës përmban nivele të larta polifenolësh që e transformojnë atë në një mburojë të mirë kundër kolesterolit të lartë, tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kardiovaskulare dhe anemisë.

    Ai ka edhe plot vlera të tjera të rëndësishme. Ky mjaltë ndihmon dhe mbështet sistemin imunitar me antioksidantë, shëron kollën dhe dhimbjet e fytit dhe i bën jashtëzakonisht mirë lëkurës.

  • 10 fakte interesante rreth propolis që do ju bëjnë të kuptoni rëndësinë e tij për organizmin

    10 fakte interesante rreth propolis që do ju bëjnë të kuptoni rëndësinë e tij për organizmin

    Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë në ndihmë të njerëzimit. Propolis. Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën.

    Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit. Kjo lëndë e çmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.

    Ja 10 fakte interesante rreth propolis që do ju bëjnë të kuptoni rëndësinë e tij për organizmin

    1. Mjekët grekë dhe romakë e përdorën propolisin si dizinfektues për gojën.

    2. Propolisi u rendit si një ilaç zyrtar në farmakopetë e Londrës në fund të shekullit të 17-të.

    3. Në luftën e dytë botërore propolis është përdorur për trajtimin e tuberkulozit për shkak se u vu re që ai përmirësonte shëndetin e mushkërive dhe ndihmonte në rikuperimin e oreksit.

    4. Në shtetet e ballkanit propolis është përdorur për plagë, djegie, dhimbje fyti dhe ulçer në stomak.

    5. Është lënda që përshpejton shërimin e plagëve më shpejt se çdo medikament.

    6. Propolis me origjinë të ndryshme gjeografike ndryshojnë në aktivitetin e tyre biologjik për shkak të kushteve të ndryshme klimaterike dhe florës specifike të rajonit.

    7. Propolisi në kombinim me klorheksidinën mund të zvogëlojë potencialet patogjene të një pllake dentare duke penguar aderimin dhe akumulimin e streptokokëve kariogjene në sipërfaqen e dhëmbit.

    8. Studimet tregojnë se ekstrakte të propolisit mbrojnë nga dëmtimi i qelizave të mëlçisë.

    9. Propolis rrit mbrojtjen antioksiduese kundër toksicitetit të shkaktuar nga zhiva.

    10. Rezultatet e studimeve sugjerojnë një efekt të fortë antioksidant të propolisit i cili mund të përmirësojë stresin oksidativ dhe të vonojë shfaqjen e nefropatisë diabetike në diabetin mellitus.

    Burimi: NCBI.

  • Vendosni një pikë mjaltë në kërthizë para se të flini dhe do të befasoheni nga rezultati

    Vendosni një pikë mjaltë në kërthizë para se të flini dhe do të befasoheni nga rezultati

    Vendosja e një pike mjalti para gjumit në kërthizë mund të shërojë deri në 35 sëmundje

    Mjalti dhe kërthiza

    Vendosja e një pike mjalti para gjumit në kërthizë (dhe nëse dëshiron i shton një pikë xhenxhefil) duke e izoluar me një likoplast për të evituar fërkimin me rrobat, mund të shërojë deri në 35 sëmundje, siç janë presioni i lartë dhe i ulët i gjakut, dhembjet në të gjitha pjesët e trupit, kapsllëku, diarreja etj.

    Ndër disa gjëra që i përkasin lashtësisë dhe që duhen përdorur intensivisht sot, janë mjalti, vaji i ullirit dhe disa të tjera.

    Ndalemi te mjalti, me fuqi të jashtëzakonshme kurative dhe efekte pozitive të gjithanshme.

    Njihuni me 26 veti që sjellin veç dobi, duke përdorur këtë “kurë” të vërtetë që vjen nga bletët:

    1.Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorrëve do të zhduken.

    2.Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e kujtesës si dhe forcon trupin fizikisht.

    3.Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diarresë.

    4.Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapsllëkut.

    5.Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup.

    6.Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e rrahjeve të shpejta e të shpeshta të zemrës (takikardia).

    7.Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë. Kur ju përdorni sheqer, rrezikoni sëmundje si diabeti, kurse kur hani mjaltë, i sillni dobi trupit.

    8.Mjalti që pihet i nxehtë, për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.

    9.Kur hahet mjalti, lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten medikamente për të ndihmuar përpunimin.(Lukthi është një organ muskulor i cili gjendet në pjesën e sipërme të barkut. Ky organ gjendet nën diafragmën dhe në pjesën e majtë të mëlçisë).

    10.Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastër syrin.

    11.Për anemikët, mjalti është “bombë” gjaku që ndikon aq mirë.

    12.Për dhembjet e eshtrave (kockave) ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.

    13.Të sëmurët nga verdhëza, në qoftë se në mëngjes dhe mbrëmje hanë mjaltë, për 15-20 ditë do të shërohen.

    14.Mjalti largon ngërçin e nervave.

    15.Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

    16.Personave që janë nervozë, si dhe atyre që kanë gjendje gjumi, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar.

    17.Kush ha mjaltë nuk mund të vuajë nga kapsllëku dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.

    18.Nëse mjalti tretet në qumësht të ngrohtë, zhduken parazitët e zorrëve.

    19.Nëse mjaltin e lyeni mbi material të nxehur dhe atë e vendosni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të bajameve dhe anginë (një simptomë e sëmundjes koronare të zemrës).

    20.Nëse një sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpëlahet fyti disa herë në ditë, menjëherë era e keqe nga goja do të largohet.

    21.Mjalti përdoret për shërimin e plagës së qelbëzuar. Një plagë e tillë duhet të lyhet menjëherë me mjaltë, ndërsa të sëmurit i duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shpejt do të vërehet përmirësimi.

    22.Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.

    23.Plagët e zorrëve dhe të lukthit, mjalti i shëron shumë shpejt. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse po kaq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj, nga ulcera e stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Dr.Kolosau thotë: “Personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive”.

    24.Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejmë me mjaltë e mbi të vëmë piper pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohen.

    25.Mjalti i bletës është ilaç kundër reumatizmës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta t’i kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.

    26.Fëmijët që urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’u ndërpritet.