Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Mario Beshiraj

  • Kukësi nis shpërbërjen, pas Franci Lalës, një tjetër lojtar drejt largimit për në Superiore (EMRI)

    Kukësi nis shpërbërjen, pas Franci Lalës, një tjetër lojtar drejt largimit për në Superiore (EMRI)

    Kukësi ka nisur të shpërbëhet, pas largimit të trajnerit Emiliano Çela, mësohet se sulmuesi Mario Beshiraj mund të ndryshojë ambient dhe kampionat gjatë merkatos së janarit. Kapiteni i Kukësit me shumë gjasa do të largohet nga verilindorët dhe tashmë po bën gati rikthimin në Superiore.

    Sipas lajmeve te fundit, sulmuesi është shumë afër kalimit te Teuta, ku pritet të kontribuojë te durrsakët për pjesën e dytë të sezonit. Një përforcim shumë i rëndësishëm për Edi Martinin, i cili do të ketë një nga futbollistët që e njeh mirë Superioren.

    Kujtojmë se në këtë sezon, Beshiraj me fanellën e Kukësi ka arritur të shënojë 6 gola. Ndërkohë pjesë e verilindorëve është që prej verës së 2023. Përveç Kukësit, lojtari kryeqytetas ka luajtur edhe me Tiranën, Korabin, dhe Vorën.

    LEXO ME SHUME:Egnatia nuk e diskuton Kukësin, fiton Superkupën dhe bën tris titujsh në një sezon (video)

    Egnatia është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj, teksa ka mundur ekipin e Kukësit në finale. Rrogozhinasit, ashtu siç pritej kanë dominuar përballe verlindorëve që vinin nga Kategoria e Parë, duke krijuar më shumë lojë e raste.

    Goli i shpejtë i Ujkës në pjesën e parë ua bëri më të thjeshtë ndeshjen, por u desh të priteshin minutat e fundit të sfidës që të mbyllej diskutimi me golin e Bakajokos që vulosi suksesin 2-0.

  • Ka fituar dy kampionate me Tiranën, sulmuesi harron të shkuarën si bardheblu: E eleminojmë nga Kupa, Kukësi nuk fal asgjë!

    Ka fituar dy kampionate me Tiranën, sulmuesi harron të shkuarën si bardheblu: E eleminojmë nga Kupa, Kukësi nuk fal asgjë!

    Mario Beshiraj rikthehu te fitorja Kukësin pas 5 muajsh mungesë. Goli i sulmuesit në sfidën ndaj Laçit i dha tre pikë ekipit verilindor që tashmë shpreson te mbijetesa. Skuadra drejtuar nga Bledar Devolli ka njohur dje edhe rivalin e Kupës, me shortin që në gjysmëfinale i ka vënë përballë bardheblutë. 24-vjeçari ka fituar dy kampionate me Tiranën dikur, por me Kukësin e tij shpreson që të jenë ata që do të kalojnë në finale dhe pse jo ta fitojnë këtë trofe.

    “Të them të drejtën e prisja deri diku këtë short në një përballje në gjysmëfinale me Tiranën. Çdo vit bardheblutë i tentojnë të dyja trofetë, por shpresoj që te Kupa ata të dalin duarbosh .Kukësi nuk fal asgjë deri në fund”, ishte deklarata e, Mario Beshiraj-t.