Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Loredana Zefi

  • Loredana me shpenzime marramendëse/ Për një paraqitje merr mbi…

    Loredana me shpenzime marramendëse/ Për një paraqitje merr mbi…

    Rep-artistja Loredana Zefi, njihet në estradën shqiptare për shpenzimet dhe jetën luksoze.

    Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë kështu postime nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e ndryshme.

    Në disa postime në Instagram, bukuroshja jo vetëm që ka ndërruar stilin, por është parë edhe me një veshje plot stil.

    Shqipe.Closet ka grumbulluar shpenzimet që ajo ka bërë për këtë paraqitje, duke rezultuar se Lori ka harxhuar 102.660 euro.

    Vlerën më të madhe e posedojnë aksesorët prej ari, derisa edhe rrobat me marka të njohura ishin të kushtueshme.

    Pa marrë parasysh shumës, reperja padyshim që ka shkëlqyer në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj.

    “Kein Hunger” në anën tjetër është projekti saj I fundit, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361. 

    Burimi: Telegrafi

  • Ja sa fiton në muaj Loredana vetëm nga klikimet

    Ja sa fiton në muaj Loredana vetëm nga klikimet

    Gazeta gjermane “BILD” ka shkruar një artikull për reperen më të famshme shqiptare,  Loredana Zefi.

    Ajo vetëm këtë vit ka dalë disa herë e para në top-listat zvicerane e gjermane, prandaj ajo nuk duket të ketë frikë se po mbetet pa para në këtë periudhë.

    Reperja zvicerane me prejardhje shqiptare ka pësuar humbje financiare për shkak të anulimit të koncerteve të planifikuara pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

    Vlerësohet që Loredana ka humbur së paku gjysmë milioni euro.

    Por edhe përkundër kësaj, Loredana vazhdon të ketë të ardhura të majme edhe përkundër krizës globale, sipas BILD+, Loredana tashmë ka arritur të ketë më shumë se 250-milionë transmetime vitin që shkoi. Disa muaj më parë, një nga këngët e saj është dëgjuar hiç më pak se 7.6 milionë herë në Spotify.

    Me pagesën e zakonshme që bëhet nga ky transmetues i shërbimeve, del se ajo ka fituar 1.125 milionë euro brenda një viti dhe 34,200 euro për një javë.

    Kështu ajo fiton 4,500 euro në ditë me muzikën e saj. Në baza mujore, ajo merr 146,000 euro duke bërë që të ketë të ardhura më të mëdha se reperi më i pasur gjerman, Shindy.

    Kujtojmë që së fundi Loredana publikoj këngën “Geh Dein Ëeg” në bashkëpunim me KC Rebell x Summer Cem.