Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: lengu i sheges

  • Lëngu i shegës – Ja përse ju duhet patjetër për kujtesë të fortë!

    Lëngu i shegës – Ja përse ju duhet patjetër për kujtesë të fortë!

    Me kalimin e moshës ekspertët vënë re një rënie të fortë në aftësitë e të nxënit.

    Sipas të dhënave, rreth 40 përqind e njerëzve mbi 65 vjeç vuajnë nga problemet me kujtesën të nxitura nga mosha.

    Ekpsertët nuk përjashtojnë rolin e faktorëve genetikë, ushqyerjes dhe aktivitetit fizik në humbjen e kujtesës.

    Megjithatë ata nënvizojnë se mosha është një kontribues kryesor.

    Njeriu nuk ka të drejtën e fjalës tek plakja, por ama ai ka rolin kryesor në vendimarrje kur bëhet fjalë tek aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.

    Kjo e fundit është shumë e thjeshtë.

    Mjafton që njeriu të ketë vullnet dhe të përzgjedhë ushqimet e duhura: peshk, yndyrna të shëndetshme, perime dhe fruta.

    Një nga frutat më të mira për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit është shega.

    Ky frut dhe lëngu i tij janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë të cilat shërbejnë si mburojë për trurin.

    Të dhënat, konfirmojnë se një gotë me lëng shege ka tre herë më shumë antioksidantë se çaji jeshil.

    Përmbajtja e antiksidantëve është më e lartë kur lëngu është marrë nga fruti i plotë, pra me gjithë lëkurë.

    Çfarë Roli Luajnë Antioksidantët Tek Shëndeti  Trurit

    Të dhënat shkencore thonë se antioksidantët parandalojnë radikalet e lira të shkatërrojnë qelizat e trurit.

    Truri është i lidhur direkt me zemrën dhe lëngu i shegës bashkë me antioksidantët mbrojnë të dy organet me efikasitet të plotë.

    Njerëzit e moshuar që kanë një shëndet të mirë kardiovaskular, kanë një kujtesë më të fortë.

    Kjo ndodh sepse truri është në varësi të sistemit kardiovaskular.

    Një artikull i publikuar në revistën Neurobiology of Disease, shpjegon se lëngu i shegës ul rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit.

    Kjo gjë ndodh si rezultat i antioksidantëve që ofron shega.

    Një tjetër aspekt mirëbërës i shegës është glukoza, të cilën truri e përdor për energji, më shumë se çdo ushqyes tjetër.

    Kësisoj nëse ju e pini lëngun e shegës që në mëngjes truri juaj do të marrë energjinë e nevojshme për një ditë të mbarë.

  • Si të ruani në ngrirje shegën dhe lëngun e saj

    Si të ruani në ngrirje shegën dhe lëngun e saj

    Shega është një frut i mrekullueshëm dhe plot vlera për shëndetin e njeriut.

    Ajo duhet konsumuar rregullisht gjatë gjithë vitit por fatkeqësisht stina e shegës nuk zgjat shumë.

    Mënyra më e mirë për të përfituar vlerat e shkëlqyera të shegës është që ta ruani atë në ngrirje.

    Metodën e duhur mund ta mësoni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

    Si Të Ruani Shegën Në Ngrirje

    Në fillim duhet të zgjidhni frutat që kanë një lëkurë me ngjyrë të kuqe të errët dhe peshojnë.

    Ndajeni shegën në dysh dhe nxirrni kokrrat e saj si rubinë të kuq.

    Kokrrat e kuqe hidhini në një tas dhe më pas përgatituni për t’i futur në ngrirje.

    Metoda e parë është të përdorni enën e akullit dhe t’i fusni kokrrat në kubikët e vegjël e më pas në ngrirje.

    Metoda e dytë është që të vendosni një shtresë me kokrra në një letër kuzhine dhe ta fusni në ngrirje.

    Pasi të jenë ngrirë kokrrizat, futini në qese plastike që mbyllen me zinxhir dhe më pas futini sërish në ngrirje.

    Këto metoda do të garantojnë që kokrrizat të mos ngjiten me njëra tjetrën.

    Si Të Ruani Lëngun e Shegës Në Ngrirje

    Shtrydheni shegën dhe lëngun hidheni në kubikët e akullit e më pas futeni në ngrirje.

    Copat e ngrira më pas futini në qese duke u siguruar se në të do të ketë sa më pak akull.

    Qesen futeni sërish në ngrirje.

    Kur të përgatisni lëngje të ndryshme frutash dhe perimesh mjafton të merrni një ose dy kubë me lëngun e ngrirë të shegës dhe të merrni lverat e duhura.

    Për ata që janë të shqetësuar se ngrirja mund të ndikojë në përmbajtjen e antioksidantëve, ekspertët thonë se nivelet e tyre bien në total me 50 përqind si pasojë e ngrirjes.

    Kjo automatikisht nxjerr në pah rëndësinë e shegës së freskët, por fundja e fundit , sërish 50% antioksidantë është prapë më mirë se zero, ndaj përpiquni të ruani sa më shumë shegë për gjithë vitin.

    Burimi: AgroWeb.org