Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Lajmet na shqiperia

  • Basha për Gjykatën Kushtetuese: Çdo zvarritje në emërimin e gjyqtarëve vonon daljen nga kriza politike dhe negociatat

    Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në Twitter lidhur me postimin e bërë nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim për opinionin e Komisionit të Venecias.

    Kryedemokrati shprehet se çdo vonesë në emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vonon daljen nga kriza dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët.

    Më tej Basha thekson se funksionimi i Kushtetueses plotëson 2 nga 15 kushtet për negociatat dhe rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.

    STATUSI NGA LULZIM BASHA

    Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.