Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: kuvend

  • Plas dhuna në Kuvend, deputeti i opozitës godet me grusht socialistin (video)

    Plas dhuna në Kuvend, deputeti i opozitës godet me grusht socialistin (video)

    Seanca e sotme plenare ka nisur me debate e përplasje fizike. Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend.

    Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mori fjalën, pati kundërshti në radhët e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që Garda të dalë nga salla. Po ashtu janë rikthyer pas 10 ditësh në seancë 23 deputetë të PD-së.

    Në momentin që Vullnet Sinaj ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, debat që më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike.

    Më pas deputeti Bledion Nallbati i cili i mbylli mikrofonin Sinajt, tentoi ta grushtojë.

    Mësohet se Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës.

  • Vazhdojnë tensionet në Kuvend, opozita bllokon Foltoren: Duam Ramën!

    Vazhdojnë tensionet në Kuvend, opozita bllokon Foltoren: Duam Ramën!

    Edhe këtë të enjte opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit me kërkesën për praninë e kryeministrit Edi Rama që të japë përgjigje për çështjen McGonigal, edhe pse kryeministri ndodhet për një vizitë zyrtare në Japoni. Një pjesë e deputetëve demokratë të cilët ishin të përjashtuar janë rikthyer sot në seancë plenare pas përfundimit të masës së marrë ndaj tyre.

    I njëjti skenar është përsëritur edhe këtë të enjte në dyert e parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të PD-së kanë tentuar të hyjnë në sallë ndërkohë që po zhvillohej mbledhja e Byrosë për të shqyrtuar kërkesën e tyre për pezullimin e vendimit të përjashtimit.

    Byroja e Kuvendit la në fuqi vendimin e Këshillit të Etikës për përjashtimin e 6 depuetëve që shkaktuan kaos në seancën parlamentare të një jave më parë.

    “Vendimi i byrosë, kemi kërkuar që ai vendim që përjashtoi deputetët, të anulohet si antikushtetues, i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave. Me një vendim fashist parlamenti i Shqipërisë, përsëri përjashtoi deputetë të Parlamentit nga pjesëmarrja në komisione dhe seancë. Mbi 20 deputetë janë përjashtuar në mënyrë të vazhdueshme vetëm sepse kërkojnë një të drejtë kushtetuese në emër të shqiptarëve, kontrolli i qeverisë”, tha Bylykbashi.

    I njëjti qëndrim është mbajtur edhe nga brenda sallës së parlamentit nga deputetët demokratë.

    Deputetët sot janë penguar sot në mënyrë të padrejtë. Ata kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Ju z. Kryetare keni urdhër gardën që ata të mos futen në mbledhjen e Byrosë. Si mundet ju që përjashtoni deputetët dhe të shkelni rregulloren dhe të rrini në atë qetësinë olimpike”, tha Boçi.

    “Propozim im konkret është se duke qenë se është shkelur rregullorja, ata deputetë duhet të jenë brenda sallës sepse përjashtime e paligjshme nuk janë vendime që duhen zbatuar. Ne kërkojmë të drejtat që na jep kushtetuta dhe rregullorja. T’i kthehemi normalitetit”, tha Zhupa nga Foltorja e Kuvendit.

    Ndryshe nga herët e tjera, Taulant Balla është përgjigjur nga foltorja e Kuvendit dhe jo nga vendi, duke arsyetuar si për mocionin me debat që do të zhvillohet më 2 mars ashtu edhe për ngritjen e komisionit hetimor.

    Gjatë gjithë fjalës së tij deputetët opozitarë nuk janë larguar nga foltorja.

    “Lidhur me mocionin me debat, është vendosur data 2. Më duket qasharake që ju të mos pranoni datën 2 por të spostoni sot duke e ditur shumë mirë që kryeministri ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni. Këtë e kemi thënë në seancën e shkuar. Në pamundësi për t’u zhvilluar më 23, debati do të zhvillohet me datën 2 sipas të gjitha kërkesave përfshirë dhe kohën e zhvillimit të debatit. Cdo deputet mund të marrë fjalën jo më shumë se 10 minuta. Ky do të jetë debati më i gjatë i zhvilluar në historinë e Kuvendit të Shqipërisë”, tha Balla.

    Kërkesat e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës janë rrëzuar, ndërsa siç ishte prcaktuar edhe më parë mocioni me debat për çështjen McGonigal do të zhvillohet më 2 mars, seancë e cila pritet të zgjasë mbi 23 orë dhe ku do të bashkohen edhe seancat e tjera me pyetje përgjigje të kërkuara nga opozita me kryeministrin për të njëjtën çështje.

    Edhe pse deputetët e opozitës nuk e kanë liruar foltoren, seanca ka vijuar me rendin e ditës.

    Një pjesë e deputetëve opozitarë janë rikthyer këtë të enjte për të ndjekur punimet e Kuvendit pas përfundimit të masës së marrë ndaj tyre, si Luçiano Boçi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Luan Baçi.

  • Çështja “McGonigal”/ Kuvendi voton, më 2 mars do të mbahet mocioni me Ramën

    Çështja “McGonigal”/ Kuvendi voton, më 2 mars do të mbahet mocioni me Ramën

    Kuvendi votoi sot që mocioni me debat, përfshirë dhe interpelancën me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”, të mbahet më 2 mars.

    Lajmi u bë me dije nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Të gjithë deputetët do të kenë kohën e tyre për të folur në seancë.

    “Brenda datës dy mars mocion me debat, të cilat I janë bashkuar interpelanca dhe dy pyetje, do zhvillohen më dy mars. Kush është dakrod me këtë propozim? Mocioni me debat, se bashku me interpelancën dhe pyetje, do mbahet  më dy mars. Të gjithë do keni të drejtë të flisni”, u shpreh Felaj.

  • Dorëzohet në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës kundër Covid-19/ Ja sa pritet të kushtojnë

    Dorëzohet në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës kundër Covid-19/ Ja sa pritet të kushtojnë

    Qeveria ka dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin që parashikon mënyrën dhe buxhetin për blerjen e vaksinës kundër Covid-19.

    Për shkak të urgjencës që paraqet blerja e vaksinës kundër COVID-19, Këshilli i Ministrave propozon që marrëveshja të kalojë për shqyrtim në Kuvend me anë të procedurës së përshpejtuar.

    Kuvendi pritet t’i japë dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes së angazhimit, ndёrmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale të qasjes në vaksinat COVID-19 (Covax Facility).

    Ky projektligj shoqërohet me efekte financiare dhe sipas marrëveshjes, detyrimi financiar konsiston në tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë dollarë amerikanë.

    loading…

    “Pika 2.1 ku parashikohet se “Pjesëmarrësi” (Republika e Shqipërisë”, në mënyrë të pakthyeshme dhe të pakushtëzuar, merr përsipër t’i paguajë GAVI-it shumën paraprake (Upfront Payment) para ose në afatet e pagesës së pjesëmarrësit, e cila, sipas pikës 1, b, paragrafi i 24-të, është në vlerën 3 534 000 (tre milionë e pesëqind e tridhjetë e katër mijë) USD.

    Pika 1, b, paragrafi i 17-të, shuma e garancisë së ndarjes së rrezikut (Risk Sharing Guarantee Amount) në vlerën 456 000 USD (katërqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë dollarë amerikanë).

    Shuma totale është 3 990 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë)
    dollarë amerikanë.

    Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë
    dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit
    Shëndetësor”, thuhet në projektligj.