Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Kolla e thate

  • Shurup me lule manushaqe dhe mjaltë kundër kollës së thatë

    Shurup me lule manushaqe dhe mjaltë kundër kollës së thatë

    Kolla dhe e ftohura janë zakonisht probleme shëndetësore që i atribuohen stinës së dimrit, por në shumë raste, kolla e thatë vazhdon edhe në pranverë apo në verë.

    Kolla e thatë ka të bëjë me një irritim të fytit, shkaktarët e të cilit janë të ndryshëm.

    Këtu përfshihen: alergjitë nga poleni, ajri i kondicionuar, urthi apo virozat e pranverës që shkaktohen nga enterovirusi.

    Ndryshe nga rinovirusi që shkakton të ftohurën në dimër, ky virus jeton më gjatë në verë.

    Për më tepër, irritimet e fytit zgjasin më shumë në temperatura të ngrohta për arsye të ajrit të thatë dhe përdorimit të ajrit të kondicionuar.

    Shurupet natyralë kundër kollës së thatë janë të larmishëm dhe kryesisht kanë për bazë mjaltin.

    Ky i fundit mund të kombinohet shumë mirë me lule manushaqen, lajmëtaren më të bukur të pranverës.

    Përdorimet e Lule Manushaqes Për Shëndetin

    Ekspertët, thonë se lule manushaqja është përdorur gjërësisht kundër disa sëmundjesh, çrregullimesh dhe problemesh shëndetësore.

    Këtu përfshihen: aknet, azma, bronshiti, ekzema, dhimbjet e kokës, psoriaza, irritimet e fytit, ulçera, infeksionet urinare dhe kolla e thatë.

    Shurupi Me Lule Manushaqe Dhe Mjaltë

    Ky shurup është shumë i butë dhe delikat.

    Ai rekomandohet edhe për fëmijët mbi 2 vjeç.

    Për përgatitjen e shurupit ju nevojiten disa petale të freskëta ose të thata të lules, ujë dhe mjaltë.

    Formula është e tillë: për çdo lugë gjelle me petale lulesh nevojiten dy lugë gjelle me mjaltë.

    Merrni një kavanoz qelqi dhe mbushni një të tretën e tij me petale të lules.

    Më pas hidhni ujë të ftohtë sipër tyre dhe futeni kavanozin në frigorifer.

    Mbajeni gjatë gjithë natës dhe më pas në mëngjes hidheni në një tenxhere të vogël dhe lëreni të ziejë për 15 minuta.

    Më pas kullojeni lëngun.

    Nëse do të përdorni 50 ml të lëngut të petaleve të manushaqes, do të përdorni 100 ml ose 150 ml mjaltë në varësi të preferencës.

    Vendoseni tenxheren sërish në zjarr të ngadaltë dhe përziejeni mjaltin deri sa të shkrihet.

    Mos lejoni që ai të ziejë dhe mbajeni temperaturën nue zjarr shumue avashtë që të mos shkatërrohen vlerat e mjaltit.

    Lëngun e trashë hidheni në një kavanoz qelqi dhe mbajeni në frigorifer për një muaj.

    Për fëmijët rekomandohen 1-2 lugë çaji në ditë ndërsa për të rriturit 1-5 lugë gjelle në ditë.

    Ky shurup luan rol të dyfishtë për pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminimin e kollës së thatë.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Llojet e ndryshme të kollës/ Mësoni trajtimet e duhura

    Llojet e ndryshme të kollës/ Mësoni trajtimet e duhura

    Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat.

    Ajo mund të jetë acaruese dhe drobitëse, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.

    Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

    Kolla e Thatë

    Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës.

    Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:

    Astma

    Urthi,

    Kanceri i mushkërive.

    Kjo kollë largohet me shurup.

    Kolla Me Sekrecione

    Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura.

    Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.

    Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

    Kolla e Fortë

    Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë.

    Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi.

    Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.

    Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

    Kolla Kronike

    Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë.

    Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.

    Shkaqet e kollës kronike janë:

    Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,

    Alergjitë,

    Duhani,

    Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,

    Sëmundje të mushkërive,

    Probleme me gëlltitjen.

    Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?

    Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.

    Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur:

    Kolla vështirëson frymëmarrjen,

    Kolla zgjat disa javë,

    Kolla nuk largohet edhe pas trajtimit

    Kolla nxjerr sekrecione me njolla gjaku.

    Burimi: AgroWeb.org

  • Shurupi natyral me katër përbërës që shëron kollën

    Shurupi natyral me katër përbërës që shëron kollën

    Kolla, veçanërisht kolla e thatë është drobitëse dhe shumë e sikletshme.

    Ajo është irrituese për fytin.

    Kolla e thatë shkaktohet nga virozat, gripi dhe e ftohura, por mund të jetë simptomë e alergjive apo irrituesve të ndryshëm të fytit.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të përgatisni një shurup me katër përbërës që shëron kollën e thatë.

    Si Të Largoni Kollën Në Mënyrë Natyrale

    Për t’i shpëtuar kollës së thatë, duhet të përgatisni pijen e mëposhtme.

    Përbërësit:

    1 lugë çaji me shafran pluhur, të cilin e gjeni në markete

    3 limonë

    3-4 cm xhenxhefil në copa

    2-3 lugë çaji mjaltë

    Përgatitja

    Qërojeni xhenxhefilin, prijeni në copa të vogla dhe vendoseni në një mikser.

    Shtrydhni limonët dhe lëngun e tyre shtojeni në mikser.

    Më pas shtoni shafranin e indisë dhe përziejini deri sa të formohet një pastë e mirëfilltë, të cilën mund ta ruani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

    Për përdorim, merrni një lugë gjelle nga kjo pastë dhe treteni në nje gotë ujë të ngrohtë.

    Përziejeni mirë, kullojeni, shtoni dy ose tre lugë çaji me mjaltë dhe pijeni.

    Vlerat E Përbërësve Të Pijes Kundër Kollës Së Thatë

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

    Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

    Shafrani i Indisë lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

    Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

    Mjalti qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.

    Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

    Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

    Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

    AgroWeb.org ju rekomandon që të vizitoheni patjetër tek një mjek profesionist për të zbuluar shkakun e vërtetë të kollës.

    Burimi: AgroWeb.org